Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u takua me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e përgëzoi për marrjen e detyrës.
Duke e falënderuar për urimin, presidentja Shiroka Pula rikonfirmoi angazhimin e saj për t’i thelluar marrëdhëniet dhe partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të lidhura
None found
Ajo vuri në dukje nevojën për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për vijimin e koordinimit të ngushtë në çështjet me interes të përbashkët. Sipas presidentes, ky bashkëpunim i shërben ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon, zhvillimit të Kosovës dhe avancimit të pozitës së saj ndërkombëtare.




