Vite më parë bëri bujë ndarja e Wanda Naras nga futbollisti Maxi Lopez. Arsyeja kishte të bënte me faktin se modelja Nara kishte nisur një histori tjetër dashurie me Mauro Icardin, sakaq ky i fundit “u kryqëzua” pasi kishte qënë shoku i ngushtë i vetë Maxit dhe gjesti i bërë ishte shumë i pahijshëm.
Gjithsesi, nuk mendon kështu bukuroshja e njohur. Ajo ka dhënë një intervistë për revistën “Confidenze”, ku shprehet se kishte qënë vetë El Rubio (Maxi Lopez) që e kishte tradhtuar dhe askush i 3-të nuk kishte hyrë në mes.
Të lidhura
None found
“Unë nuk mund ta falja atë për tradhtinë. Ka gra që arrijnë ta injorojnë këtë fakt dhe vazhdojnë të ecin përpara. Unë nuk e bëra atë nga respekti për veten. Nuk e meritoja atë tradhti. Unë lashë vendin tim dhe hoqa dorë nga karriera për ta ndjekur në Itali, duke e bërë ëndrrën e tij realitet. Pas dasmës, hodha gjithçka pas krahëve në Argjentinë dhe ika me të në Itali. Pas zbulimit të tradhtisë i mblodha menjëherë çantat dhe u ktheva në Argjentinë me tre fëmijë të vegjël, duke u përpjekur të rindërtoja jetën time” – tha ajo.
