Kush janë talebanët?

Talebanët kanë marrë nën kontroll Afganistanin, duke krijuar pasiguri te qytetatarët të cilët kërkojnë të braktistin vendin. Po kush janë talebanët? Si erdhën në pushtet? Çfarë pritet të ndodhë?

Kush janë talebanët?

Talibanët u formuan si grupim nga luftëtarët muxhahedinë që kundërshtuan rusët gjatë pushtimit sovjetik të Afganistanit, i cili filloi në vitin 1979. Të udhëhequr nga Mullah Mohammad Omar, një imam lokal në Kandahar, në 1994, ata fillimisht u formuan nga një grup i vogël studentësh medreseje të cilët ishin të zemëruar me përçmimet e komandantëve të luftës në luftën civile. Ndikimi i tyre u përhap me shpejtësi gjatë dy viteve në vijim.

Çfarë besojnë ata?

Talebanët shpesh përfliten për interpretimin e ngushtë të ligjit islam të sheriatit, të frymëzuar nga shkolla fundamentaliste Deobandi. Ligji i sheriatit është një ligj fetar që bën pjesë në traditën islame dhe rrjedh nga parimet fetare të Islamit, veçanërisht Kurani dhe hadithi. Në arabisht, termi sheriat i referohet ligjit hyjnor të pandryshueshëm të Zotit. Mënyra e zbatimit të tij në kohët moderne ka qenë një objekt mosmarrëveshjeje midis fundamentalistëve (një person që beson në interpretimin e rreptë, fjalë për fjalë të shkrimit të shenjtë në një fe) dhe modernistëve myslimanë.

Deri në vitin 1998, gjatë periudhës së parë në pushtet, e cila përfundoi me pushtimin e udhëhequr nga SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, talebanët lëshuan interpretimin e tyre të ashpër.

Kjo i largoi gratë nga jeta publike, kryesisht i ndaloi ato të punonin ose studionin dhe i mbanin mbyllur në shtëpi nëse nuk shoqëroheshin nga një kujdestar mashkull. Ekzekutimet publike dhe goditjet me kamxhik ishin të zakonshme, filmat dhe librat perëndimorë u ndaluan dhe artefaktet kulturore që shiheshin si blasfemi u shkatërruan.

Si do qeverisin?

Siç vuri në dukje Ahmed Rashid në librin “Taliban”, botuar para rënies së regjimit të parë të tyre, një problem themelor i grupit atëherë ishte se ishte “në thelb i kapur midis një shoqërie fisnore të cilën ata u përpoqën ta injoronin dhe nevojës për një strukturën shtetërore të cilën ata refuzojnë ta krijojnë.”

Kur talebanët morën pushtetin, siç ka theksuar ish-zëvendësministri afgan i mbrojtjes Tamim Asey, ata “nuk kishin fonde dhe asnjë plan apo program për qeverisje përtej një ideje të paqartë dhe të përgjithësuar të një qeverie të bazuar në sistemin e sheriatit”.

A kanë ndryshuar? Kjo është pyetja kryesore. Puna e qeverisjes ka të ngjarë të jetë e kufizuar brenda rreptësive të ngushta fetare.

Kush do të drejtojë?

Kjo nuk është plotësisht e qartë. Udhëheqja dhe strukturat vendimmarrëse të talebanëve janë të ndërlikuara, duke përfshirë rrjete të ndryshme. Sidoqoftë, është sugjeruar se talebanët janë më të interesuar të ndjekin një formë qeverisjeje të centralizuar, duke përfshirë një model iranian me një këshill fetar mbi një president të zgjedhur.

Po në lidhje me çështje të tilla si të drejtat e grave?

Zëdhënësi Mohammad Naeem tha në intervistat për Al Jazeera TV se talebanët nuk donin të jetonin të izoluar. Ai tha se grupi respektonte të drejtat e grave dhe pakicave dhe lirinë e shprehjes brenda ligjit të sheriatit. Po as kjo nuk dihet.

Shumë afganë kanë frikë se talebanët do të kthehen në praktikat e ashpra të së kaluarës në imponimin e sheriatit. Vendi tani mund të përballet me kthimin e talebanëve në pushtet, pushtet që nëse është i ngjashëm me atë të viteve 1990, do të nënkuptonte një përkeqësim të lirive civile, veçanërisht për gratë dhe vajzat, liritë e të cilave u rritën këto 20 vjet.

A do të kenë lidhje me grupe si al-Kaeda?

Në marrëveshjen e paqes të nënshkruar me SHBA vitin e kaluar, talebanët u zotuan të luftojnë terrorizmin dhe të parandalojnë që Afganistani të kthehet përsëri në një bazë për sulme, por mbetet sërish një shqetësim i madh në perëndim. Në fillim të këtij viti, udhëheqësit kryesorë të Pentagonit thanë se një grup ekstremist siç është al-Kaida mund të jetë në gjendje të rigjenerohet në Afganistan dhe zyrtarët tani po paralajmërojnë se grupe të tilla mund të rriten shumë më shpejt nga sa pritej.


Shtuar 17.08.2021 10:15