Pas sa takimesh mund të kuptoni nëse po njihni personin e jetës? Ky aplikacion ju jep një ndihmë të madhe

Sipas një programi  llogaritësi i cili quhet “OMNI”  nga shkencëtari Dominik Czernia ju mund të gjeni kohën e saktë për shumë gjëra.

 

Mund të duket sikur aplikacione të shumta takimesh e kanë bërë shumë më të lehtë njohjen  me njerëz të rinj, shkruan “BrightSide”.

Përveç kësaj, ju as nuk keni nevojë të largoheni nga shtëpia juaj për të parë se çfarë opsionesh keni. Sidoqoftë, është ende një sfidë për shumë njerëz për të gjetur “të duhurin”, transmeton lajmi.net.

Sipas shkencës ka disa karakteristika që thonë se sa kohë duhet saktësisht për të gjetur personin që do të kaloni jetën. Sipas një programi  llogaritësi i cili quhet “OMNI”  nga shkencëtari Dominik Czernia ju mund të gjeni kohën e saktë për shumë gjëra.

Ky llogaritës tregon  kohën e duhur për të stopuar diçka. Kjo do të thotë që, duke marrë parasysh takimet, do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse personi me të cilin jeni në këtë moment është një përshtatje e përsosur për ju ose nëse duhet të vazhdoni të kërkoni një më të mirë.

Sipas këtij aplikacioni mund të rrisni mundësitë për të gjetur personin e duhur duke eliminuar disa takime të kota.

Për shembull, nëse po planifikoni të dilni me 35 persona gjatë gjithë jetës tuaj, duhet të refuzoni 12 të parët.

Ndiqni intuitën tuaj:

Sigurisht, nuk ka asnjë mënyrë për të ditur numrin e saktë të takimeve që do të keni gjatë jetës tuaj. Sidoqoftë, qëllimi i këtij llogaritësi është të inkurajojë njerëzit që të mos dorëzohen shumë shpejt.

Studimet kanë treguar se, kur njerëzit marrin vendime, ata priren të ndalojnë  gjërat më herët se sa duhet ose sa sa do vinin me kalimin e kohës…

Gjitha ju nuk duhet të ndaloni asnjëherë së ndjekuri intuitën tuaj pavarësisht aplikacioneve.


Shtuar 24.03.2021 23:34