Arsenali në gjumë të plotë, Brentford shënon golin e parë në Premier League (VIDEO)

Brentfordi është duke kryesuar 1-0 ndaj Arsenalit pas pjesës së parë.

Skuadra vendase e dominoi totalisht pjesën e parë dhe e nisi ndeshjen me shumë sulme.

Golin e epërsisë e gjeti në min e 22’ përmes Sergio Canos pas një gabimi në mbrojtjen e Gunners.

Mbetet të shihet reagimi i “Topçinjve” në pjesën e dytë, pasi deri më tani nuk kanë treguar pothuajse asgjë.


Shtuar 13.08.2021 21:57