BDI denoncon përjashtimin në sport: shqiptarët përfitojnë vetëm 7,51% të stipendioneve

BDI ka reaguar ndaj të dhënave të Ministrisë së Sportit për programin e stipendioneve “Shpresë Sportive”, duke i cilësuar ato si dëshmi të pabarazisë në trajtimin e sportistëve.

Të lidhura

None found

Sipas shifrave të publikuara, nga 506 sportistë përfitues, 465 janë maqedonas, ose 91,90%, 38 janë shqiptarë, që përbëjnë 7,51%, ndërsa 3 janë boshnjakë, ose 0,59%.

Partia vlerëson se një ndarje e tillë kërkon sqarime nga institucionet dhe përgjegjësi politike për mënyrën se si është zhvilluar procesi.

Ministria, sipas BDI-së, duhet të bëjë transparente mënyrën e vlerësimit të aplikimeve, kriteret e përdorura dhe numrin e pikëve mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur sportistët.

BDI ngre gjithashtu pyetjen se si mund të shpjegohet që shqiptarët, si pjesë e rëndësishme e shoqërisë, përfaqësohen vetëm me 7,51% të sportistëve që kanë marrë stipendione.

“Kjo nuk është çështje privilegjesh mbi baza etnike, por lidhet me garantimin e mundësive të barabarta, transparencën dhe vlerësimin e meritës, pavarësisht përkatësisë”, deklarojnë nga BDI.

Ndërkohë, kjo parti akuzon VLEN-in se nuk ka reaguar për këtë situatë, ndonëse kishte premtuar barazi dhe përfaqësim të drejtë.

“Ata që premtuan barazi dhe përfaqësim të drejtë duhet t’u përgjigjen sot sportistëve shqiptarë: a është kjo barazia që premtuat?”, shprehen nga BDI.

BDI kërkon që të publikohen tërësisht kriteret, pikëzimi dhe procedura e përzgjedhjes për stipendionet “Shpresë Sportive”. “Talenti nuk mund të mbetet i padukshëm vetëm sepse është shqiptar”, thonë nga BDI./Telegrafi/


Shtuar 7.09.2026 14:55

Tags:
sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet