Akuzohen për spiunazh, prokuroria e Elbasanit kërkon arrest me burg për tre turistët rus

Prokuroria e Elbasanit do kërkojë arrest me burg për dy rusët dhe ukrainasit të vënën nën akuzë për e spiunazh, pas incidentit të ndodhur pasditen e 20 gushtit në uzinën e Gramshit. Dosja ndaj tre të rinjvve është dërguar në gjykate, ku nesër ata pritet të dalin përpara togave te zeza të Elbasanit për tu njohur me akuzat.

Ndaj tyre janë ngritur tre akuza. Më konkretisht me atë të sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake një shteti të huaj me qëllim cënimin e pavarësisë, goditje për shkak të detyrës dhe mbajtje e armëve të ftohta. Ndërkohë sipas burimeve ata do mbrohen me avokat kryesisht të caktuar nga shtetit, pasi deri më tani asnjë familjar apo i afërm nuk i ka takuar apo ka folur me to për ti caktuar avokat.

Mësohet se për shkak se hetimet e kësaj çështjeje janë klasifikuar si sekret shtetëror, avokati mbrojtës ka firmosur që nuk dyhet të nxjerr asnjë të dhënë nga dosja, apo seanca që pritet të zhvillohet nesër./albeu.comtre turiste rus

 


Shtuar 23.08.2022 15:37