Në përgjigjen e parë të zgjeruar të Manchester Cityt për suspendimin e tyre evropian, shefi ekzekutiv Ferran Soriano këmbëngul se akuzat janë “të rreme”.
Klubi është goditur me një pezullim dy-vjeçar nga kompeticionet evropiane të organizuara nga UEFA pasi u shpallën fajtor për shkeljet e rregullave të Fair Play Financiar – një vendim që klubi synon të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.
Dhe Soriano ishte i vendosur në qëndrimin e Cityt, duke thënë se ata do të bëjnë gjithçka të mundur për të vërtetuar se akuzat janë të rreme, transmeton lajmi.net.
“Epo gjëja më e rëndësishme që duhet të them sot është se akuzat nuk janë të vërteta. Ato thjesht nuk janë të vërteta”.
“Tifozët mund të jenë të sigurt për dy gjëra. E para është se akuzat janë të rreme. Dhe e dyta është se ne do të bëjmë gjithçka që mund të bëhet për të provuar këtë që po them”.
“Ne e dimë që tifozët po na mbështesin. Ne mund ta ndiejmë atë. Tifozët e MCFC kanë kaluar sfida gjatë dekadave. Kjo është vetëm një sfidë tjetër. Ne do të rrimë së bashku, do ta kalojmë edhe këtë dhe nuk do t’i lëmë tifozët”.
“Pronari nuk ka dhënë para në këtë klub që nuk janë deklaruar siç duhet. Ne jemi një klub i qëndrueshëm futbolli, jemi fitimprurës, nuk kemi borxhe, llogaritë tona janë shqyrtuar shumë herë, nga auditorët, nga rregullatorët, nga investitorët dhe kjo është krejtësisht e qartë”.
“Ne jemi në kërkim të një rezolute të hershme padyshim përmes një procesi të plotë dhe një procesi të drejtë, kështu që shpresa ime më e mirë është që kjo të përfundojë para fillimit të verës dhe deri atëherë për ne, është biznes si zakonisht”, thuhet më tej në reagimin e klubit përmes drejtorit Soriano.