Categories: Uncategorized

Zelensky shpresëplotë: Lufta do të mbarojë, shumë shpejt ukrainasit do kthehen në shtëpi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar sërish këtë të shtunë në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendin tij pas 10 ditësh sulm nga Rusia.

Zelensky është shprehur i bindur se lufta do të përfundojë shpejt. Ai ka postuar një video mesazh në Facebook ku thekson se shumë shpejt do të jenë në gjendje t’ju thonë qytetarëve ukrainas që janë larguar nga vendi shkaku i luftës se mund të kthehen në Ukrainë.

Të lidhura

None found

“Jam i sigurt që shpejt do të jemi në gjendje t’ju themi njerëzve tonë: kthehuni! Kthehuni nga Polonia, Rumania, Sllovakia dhe gjithë vendet tjera. Kthehuni sepse s’ka më rrezik”, ka thënë Zelensky.

Ndërkohë ai është treguar ashpër ndaj liderëve të NATO të cilët refuzuan vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi qiejt e vendit të tij.

“Që nga sot, të gjithë njerëzit që do të vdesin, do të vdesin për fajin tuaj, për shkak të dobësisë tuaj. Samiti i NATO që u mbajt sot ishte një samit i dobët, konfuz. Ishte një samit që tregoi se jo çdokush e konsideron luftën për lirinë në Europë si qëllimin kryesor”, tha Zelensky.

Ndër të tjera ai është shprehur se të gjitha agjencitë inteligjente të vendeve të NATO janë në dijeni të planeve të armikut, pasi të gjitha kanë konfirmuar se Rusia do të vijojë ofensivën.

“NATO ka vendosur qëllimisht të mos mbyllë qiellin e Ukrainës. Vendet e NATO-s krijuan një narrativë se mbyllja e qiejve mbi Ukrainën do të provokonte agresionin e drejtpërdrejtë të Rusisë kundër NATO-s. Kjo është vetëhipnozë e atyre që janë të dobët, të pasigurt brenda”, shtoi Zelensky.

Më vonë, presidenti ukrainas u lidh me disa qytete europiane ku mbaheshin manifestime gjatë luftës ku gjatë fjalimit të tij tha se “Nëse bie Ukraina do të bjerë e gjithë Europa”.

të fundit

NATO paralajmëron Iranin: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo kërcënim ndaj objektivave amerikane në Evropë

NATO tha sot se është e gatshme të adresojë çdo kërcënim në përgjigje të raporteve se Irani po konsideron të…

49 seconds ago

Middle East War/ United Arab Emirates Suspends All Trade and Financial Transactions with Iran

Emiratet e Bashkuara Arabe, një partner kryesor tregtar i Iranit, po pezullon të gjitha transaksionet tregtare dhe financiare me Republikën…

9 minutes ago

Former British Sprinter Leon Baptiste Sentenced to Prison in Morocco for Sexual Assault of a Minor

Ish-kampioni britanik i sprintit dhe fituesi i medaljes së artë në Lojërat e Komonuelthit, Leon Baptiste, ndodhet në burg në…

10 minutes ago

The 81st Protest Against the Government Ends, Citizens Warn: The Revolt Will Continue Until Rama Resigns

Ka përfunduar protesta e 81 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Me thirrjet “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun”; “Shqipëria kërkon revolucion”,…

10 minutes ago

Ukraine’s Political Crisis Escalates, Former Minister Fedorov Calls for Elections Even During the War

Kriza politike në Ukrainë po intensifikohet, teksa Presidenti Volodymyr Zelensky po vihet nën presion, ndërsa ish-Ministri i Mbrojtjes Mykhailo Fedorov…

11 minutes ago

Greece: 47 infections and 4 deaths from West Nile virus in one week

Dyzet e shtatë raste të virusit të Nilit Perëndimor dhe katër vdekje të reja u regjistruan javën e fundit në…

11 minutes ago