Categories: Uncategorized

Zbardhet dosja amerikane për agjentin e FBI: Një biznesmen e politikan shqiptar i kërkoi të hetohej një komplot për vrasjen e tij

Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së McGonigal përballet me dy akuza, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Në rastin e dytë, në akuzën në D.C., McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë, shkruan BW.

Të lidhura

None found

I pari referohet në aktakuzë si Personi A, një shqiptar i natyralizuar amerikan me banim në Nju Xhersi, i cili vihet në dukje se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare dekada më parë.

Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.

Në akuzën e ngritur në Uashington flitet edhe për takimin e McGonigal me një biznesmen dhe politikan shqiptar.

“Në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga Personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte që dikush të hetonte një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin shqiptar”, thuhet në pikën e 23 të akuzës së ngritur në Uashington.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.”

të fundit

Arrestohet në Shkup i dyshuari për vjedhjen e një trotineti elektrik, mjeti i rikthehet pronarit

Policia e rajonit të Shkupit njofton se ka privuar nga liria një person, i cili dyshohet se ka vjedhur një…

4 minutes ago

Zjarr i përmasave të mëdha në Fier, policia njofton evakuimin e 11 familjeve dhe ndërprerjen e qarkullimit në “Qafa e Koshovicës-Cakran”

Fier / Shërbimet e DVP Fier në ndihmë të banorëve në zonën e përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse, helikopterë të…

5 minutes ago

Tirana Court Sets Measures for 21 Detainees from Protest Outside Parliament

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 21 personat e arrestuar në protestën para parlamentit 2 ditë më…

8 minutes ago

Young man who stabbed 55-year-old 20 times near a bar: “I had fun, I’ll do it again,” he tells police

“U argëtova, do ta bëj përsëri sapo të dal.” Kështu është shprehur para forcave të rendit italian 22-vjeçari nga Bregu…

8 minutes ago

After a five-month pause, Iran and Qatar resume maritime trade between them

Irani dhe Katari kanë rikthyer zyrtarisht shkëmbimet tregtare detare, duke mbyllur kështu një ndërprerje afro pesëmujore të shkaktuar nga konflikti…

9 minutes ago

Eight injured, including four children, after shooting at Fourth of July party in New York’s Coney Island

Një festë familjare për 4 Korrikun në lagjen Coney Island të Bruklinit, në Nju Jork, u kthye në skenë dhune…

9 minutes ago