Categories: Uncategorized

VOA për Fitër Bajramin në Shqipëri: Mijëra besimtarë sfiduan pandeminë

Mijëra besimtarë myslimanë shqiptarë po festojnë sot Fitër Bajramin, një nga ditët kulmore të besimit të tyre.

Ata u mblodhën në sheshin Skënderbej në orët e para të mëngjesit dhe bënë faljet e rastit, ndërsa udhëheqësit fetarë jepnin mesazhe paqeje, vëllazërie dhe mbështetje për më të varfërit.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, uroi besimtarët brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë festë që vjen pas 30 ditë agjërime e sakrifica të Ramazanit dhe falenderoi rininë, mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe të gjithë ata që i shërbejnë zhvillimit të Shqipërisë.

Kjo është hera e parë pas një viti gjatë pandemisë, që besimtarët mblidhen lirisht në shesh në numra kaq të shumtë, ndonëse kufizimet mbrojtëse ndaj Covid ende nuk janë hequr.

Një pjesë e madhe e klerikëve dhe besimtarëve mbajtën maska në hundë gjatë faljes.

Kjo mendohet se është edhe hera e fundit që Bajrami festohet në sheshin Skënderbej, sepse xhamia e re Namasgjasë është në përfundim të ndërtimeve.

Për shumë vite besimtarët myslimanë kanë patur mirëkuptimin e autoriteteve dhe opinonit qytetar kur janë falur në shëtitoren Dëshmorët e Kombit dhe në Sheshin Skënderbej, sepse nuk kanë patur një xhami të madhe për festa të tilla.

Me ndërtimin e xhamisë së re pranë rrugës së Elbasanit kjo gjendje do të përmirësohet dhe kushtet e besimtarëve do të jenë më të mira.

Gjatë festës së sotme ndodhi edhe një incident, që për pak sekonda mund të kishte përfunduar në një ngjarje të rëndë.

Besim G, 40 vjeç, hyri sot i lagur me benzinë në sheshin Skënderbej në mesin e besimtarëve të shumtë myslimanë, që po festonin Fitër Bajramin.

Ai u bllokua fillimisht nga besimtarët në përpjekjen për t’u vetëdjegur, duke thirrur “S’ka Zot” dhe më pas u ndalua nga policia.

Gjatë shoqërimit nga policia ai thoshte se ka 22 vjet që përpiqet të mbijetojë, motivet e tij ende nuk janë të qarta, policia tha se nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./VOA/

të fundit

Pas zjarreve të shumta, Greqia goditet edhe nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi brigjet e Nisyros, Greqi, të mërkurën në mbrëmje. Epiqendra e tërmetit ndodhej 38…

2 minutes ago

Zjarri në Gramsh, rreth 40 banesa të shkrumbuara nga flakët/ Banorë të evakuar dhe frikë për vatra të reja

Nga të dhënat paraprake, rreth 40 shtëpi në fshatrat e Gramshit janë djegur nga zjarri dhe janë kthyer të pabanueshme,…

13 minutes ago

Diddy ngre padi për shpifje, kërkon 100 mln $ dëmshpërblim

Sean Combs, i njohur si Diddy, ka depozituar një padi në Gjykatën Federale të Distriktit Jugor të New York-ut kundër…

55 minutes ago

Takimi Trump-Putin në Alaskë, Presidenti i SHBA-së paralajmëron liderin rus: Nëse nuk e ndalon luftën të premten, do ketë pasoja të rënda

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Kremlinit, duke i dhënë ultimatum Vladimir…

1 hour ago

Pamela Anderson do hapë biznes turshish, ja cila është kauza e saj

Viti 2025 po rezulton të jetë viti i Pamelanaissance. Ish-ylli i Baywatch na mahniti me filmin “The Last Showgirl”, një…

2 hours ago

Zjarret në vend, menaxhimi i situatës nën udhëzimet e Komitetit të Mbrojtjes Civile

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke e lidhur këtë me…

2 hours ago