Al-Sadd dhe Xavi Hernandez u kurorëzuan kampionë të Kupës së Katarit ditën e sotme, pasi mundën në finale rivalët e Al-Duhail.
Një fitore spektakolare për ekipin e Xavit, që shkatërroi ekipin e Benatia dhe Mandzukic me shifrat 4-0.
None found
Al-Sadd zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë, pasi shënoi tre herë. Fillimisht, ishte koreano-jugori Nam-Tae-Hee, ndërsa më pas shënoi dy herë goleadori algjerian Bounedjah. Në pjesën e dytë pati vend edhe për një gol nga fantazisti Akram Afif, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Kështu, Xavi përmbush një ndër objektivat kryesorë të këtij sezoni. Ajo që vlen për t’u përmendur është edhe fakti që finalja e Kupës ishte një nga arsyet pse ish-mesfushori refuzoi të merrte drejtimin e Barcelonës tani.
Xavi është mjaft i lidhur me lojtarët e Al-Sadd dhe nuk mund t’i linte në mes të sezonit, aq më tepër dhe me një finale për të luajtur, ndaj rivalëve kryesorë në Katar.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të nisë të enjten mbledhjen e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare që synon…
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë raportuar raste të dërgimit të një e-maili mashtrues në…
Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave mori një sërë vendimesh të rëndësishme, ku spikat lirimi nga detyra i zonjës…
Tri nga transferimet më të rëndësishme të Real Madridit këtë verë nuk mbajnë fanellën me numrin 10, nuk janë kandidatë…
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovë, Albulena Haxhiu, për zvarritjen e thirrjes…
Maqedonia e Veriut synon dinamikë të re në reformat për integrim evropian, me fokus të veçantë në sistemin e drejtësisë.…