Xavi Hernandez nuk e ka fshehur faktin se ai dëshiron që të jetë trajner i Barcelonës një ditë por ka insistuar se për momentin është i fokusuar te puna e tij në Al-Sadd
Katalunasit dëshirojnë që ish mesfushori i tyre ta zëvendësojë Ernesto Valverden në Camp Nou dhe presin që ai ti përgjigjet ftesës së tyre deri të dielën më se largu.
None found
“Nuk mund ta mohoj se ëndrra ime është të jem trajner i Barcelonës”, ka thënë Xavi të shtunën pasi që skuadra e tij arriti në finale të kupës së Katarit.
“E kam thënë disa herë këtë, në disa intervista”.
“Të gjithë e dinë që unë jam një fans i Barcelonës, klubi është në zemrën dhe ëndrrat e mia. Por, tani jam i fokusuar në Al-Sadd”.
Eric Abudal dhe Oscar Grau janë takuar me Xavin të premten dhe kanë shikuar fitoren e Al-Sadd në gjysmëfinale të se shtunës, ku ekipi që drejton Xavi kaloi në finale të kupës.
“Abidali është shoku im”, ka shtuar Xavi. “Jam takuar me të disa herë. E respektoj Barcelonën, e respektoj Valverden dhe e respektoj edhe kontratën time”.
“Po punoj këtu. Isha i fokusuar në gjysmëfinale dhe tani po mendoj për finalen. Jam shumë i lumtur si trajner i Al-Sadd dhe e respektoj këtë klub shumë”.
“Nuk mund të them asgjë tjetër”.
Edhe pse Xavi ka pranuar se ka folur me Abidal dhe Grau, ai nuk ka dashur të tregojë se për çka kanë diskutuar ata.
“Ata ishin këtu dhe ne folëm për shumë gjëra”, tha Xavi.
“Ata po ashtu u takuan me Ousmane Dembele për të parë se si po ecën shërimi nga lëndimi. Kaq! Me vjen keq, nuk mund të jap më shumë informacione. Isha me Abidal. Ai është shoku im. Kaq! Jam në Al-Sadd dhe e respektoj shumë Valverden”.
Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes GJKKO-së dhe Gjykatës së Tiranës për çështjen që lidhet me kryebashkiakun…
Aron JukajAron Jukaj është shprehur me tone vlerësimi ndaj trajnerit Csaba Laszlo, ndërsa shtoi se ndaj Vorës, Vllaznia do të…
Forcat amerikane kanë goditur një motoskaf të dyshuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë pesë persona që…
Personat që prej vitesh punojnë në institucionet shtetërore me kontratë pune, kontratë autori ose përmes agjencive për punësim të përkohshëm,…
Zëdhënsja e Qeverisë, Marija Miteva njofton se Qeveria në seancën e sotme, miratoi vendim për formimin e Komitetit Nacional për…
Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe ecuria e projekteve të përbashkëta…