Categories: Uncategorized

Vazhdojnë pakënaqësitë për Festivalin, grupi i famshëm: Refuzuan këngën tonë më të mirë se të Arilenës (VIDEO)

Grupi i famshëm “Aurora” ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek festivali i RTSH, i shumëpërfolur në Fundvit se nuk pati transparencë në vlerësimin e këngëve në mënyrë objektive.

Pati debat të madh për prezantuesen e këtij festivali Alketa Vejsiu madje u fol edhe për një prishje të marrëdhënieve të saj me regjisoren Vera Grabocka.

Dikur një prej grupeve shumë aktive në skenën muzikore shqiptare, por që ka disa vite që grupi “Aurora” nuk kanë sjellë ndonjë këngë, qoftë audio apo edhe me videoklip.

Ata kanë qenë fare pak të pranishëm nëpër media, por që sot në një emision në një Tv të Kosovës dhanë shumë informacione.

Ata thanë se ka qenë vendim i tyre i marrë në vitin 2016 që deri në vitin 2020 nuk do të sjellin asnjë këngë të re.

“Ka qenë vendim që e kemi marrë dhe ne gjithmonë iu kemi qëndruar vendimeve tona”, thotë Nazi.

Sipas tyre, e vetmja përpjekje për të prezantuar një prej këngëve të tyre, ka qenë festivali i RTSH-së, fituesi i të cilit e përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian të këngës Eurosong.

Nazi me këtë rast u shpreh se, edhe pse kishin aplikuar 3 vjet radhazi, pjesëmarrja e tyre ishte refuzuar nga drejtuesit e festivalit në Shqipëri.

“Është hera e tretë që konkurrojmë në këtë festival, jo që ne mendojmë që është i mirë, po sepse kemi dëshirë ta prezantojmë Shqipërinë në Eurosong. Ju garantoj që kënga jonë është shumë më e mirë se të gjitha këngët që e kanë përfaqësuar Shqipërinë deri tash, përfshirë edhe këngën e Arilena Arës”, u shpreh një prej pjesëtarëve të grupit.

të fundit

FIFA njofton se tri rregulla të reja do futen në Kupën e Botës për Klube

Kupa e Botës për Klube do të luhet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të…

4 hours ago

Horoskopi 10 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programonin jetën dhe të ardhmen tuaj. Jeni natyrë që entuziazmoheni lehtë,…

4 hours ago

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala: SPAK pretendon se Veliaj ka drejtuar sulme ndaj prokurorëve nga qelia

Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar lirinë. Gazetarja Klodiana Lala në…

4 hours ago

“Askush nuk e priste që do të lirohej sot Erion Veliaj”, Baton Haxhiu analizon vendimin e gjykatës për kryebashkiakun

Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh se rasti i Erion Veliajt nuk…

4 hours ago

“Ku di respekt ti!”/ Përplasje e fortë mes Erandit dhe Andresas: Këtu jemi të gjithë njësoj

Një shkaka e bërë gjatë fundjaëvës në fermë ka shkaktuar zhurmë dhe përplasje të fortë mes fermerëve, e cila ka…

4 hours ago

Italia triumfon me rezultat komod ndaj Moldavisë

Italia ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Moldavisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.…

5 hours ago