Categories: Uncategorized

Tottenham turpërohet nga Leipzig dhe eliminohet nga Champions (VIDEO)

Leipzig ka shkruar historinë në UEFA Champions League, teksa për herë të parë në histori ka arritur të prekë çerekfinalet e këtij kompeticioni, pasi ka eliminuar nënkampionët e Evropës, Tottenham me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Ashtu si në Angli, dominimi ishte i gjithi i ekipit gjerman, që kaloi në avantazh pas vetëm 10 minutash me anë të Sabitzer, i cili me një predhë “çau” duart e Hugo Lloris.

Të lidhura

None found

Për t’i dhënë edhe një tjetër shuplakë ekipit të Mourinhos, mendoi përsëri kapiteni Sabitzer, i cili 11 minuta pas golit të parë, shënoi përsëri, këtë herë pas një goditje me kokë.

Goli i dytë gati vrau çdo shpresë të mbetur të Tottenham dhe në fund pati vend edhe për një tjetër gol të Emil Forsberg. Suedezi, i cili sapo kishte zbritur në fushë, shfrytëzoi një rrëmujë në zonë për të mposhtur portierin Lloris për herë të tretë.

Kështu, sfida u mbyll 3-0, ndërsa rezultati i përgjithshëm, së bashku me ndeshjen në Angli, shënon 4-0.

të fundit

BE dhe NATO përballë presionit rus, Rutte: Çdo provokim i ri duhet të forcojë mbështetjen për Ukrainën

Shqetësimi për kërcënimin rus ndaj sigurisë së Evropës po rritet, ndërsa Bashkimi Evropian dhe NATO po shqyrtojnë mundësi të reja…

9 minutes ago

Tahiri kritikon trajtimin e pesë ligjeve për drejtësinë: Pa përfshirje të gjerë, nuk ka reformë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet pakoja e pesë ligjeve që lidhen me reformën…

13 minutes ago

ATK evidenton 51 parregullsi te bizneset online dhe vendos 24 gjoba

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka evidentuar 51 raste me parregullsi tatimore gjatë rreth 60 vizitave dhe inspektimeve në terren…

13 minutes ago

Gjykata e Lartë zëvendëson burgimin e përjetshëm të Festim Bexhdilit me 25 vite burg për zhdukjen e trupit të Jan Prengës

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e dënimit për Festim Bexhdilin, i dënuar për zhdukjen e kufomës së Jan Prengës,…

13 minutes ago

Haxhiu dhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar diskutojnë për të drejtat dhe sfidat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar,…

14 minutes ago

Filipçe: LSDM-ja paraqiti interpelancë ndaj guvernatorit Trajko Sllaveski

Rasti i Alta Bankës dhe përgjegjësia e Guvernatorit të Bankës Popullore Trajko Sllavevski, janë bërë shkak për kërkesën e LSDM-së…

14 minutes ago