Lionel Messi ishte sot në një nga ditët më të mira të karrierës pasi arriti të shënonte plot 4 gola ndaj Eibar në “Camp Nou”.
Barcelona arriti ta sigurojë një fitore me rezultat 5:0 në ndeshjen kundër Eibarit, që u zhvillua sot në stadiumin Camp Nou dhe është e vlefshme për xhiron e 25-të të këtij sezoni të La Ligës.
None found
Djemtë e Quique Setienit e dominuan ndeshjen edhe sa i përket posedimit të topit (69% – 31%), si dhe duke i krijuar dhjetë raste të mira për të shënuar gola, përderisa Eibari nuk arriti ta rrezikojë seriozisht portën e katalonasve as edhe një herë.
Këtë epërsi Barcelona e mori falë gjashtë-herë fituesit të Topit të Artë, Messit. Pasi s’kishte arritur të shënonte gol në katër ndeshjet e fundit të La Ligës, kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, arriti ta dëshmojë se është ende ndër golashënuesit më të mirë në botë, duke i shënuar katër gola në këtë ndeshje.
Me këto katër gola (14’, 37’. 40’ 87’) , Messi i dha fund ecurisë prej katër ndeshjeve pa shënuar gol në La Liga, gjatë të cilave megjithatë kishte kontribuar me disa asiste. Kjo ecuri kishte qenë më e dobëta për argjentinasin që nga sezoni 2013/14, kur kishte shkuar tetë ndeshje pa gol.
Golin e pestë për Barcelonën e shënoi Arthur në minutën e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes. Mbresëlënës ishte edhe lojtari që sapo u transferua, Martin Braithëaite, i cili e asistoi golin e fundit të Messit dhe pati rol edhe në golin e Arthurit.
Barcelona tani e ka kreun e tabelës me 55 pikë, ndërsa Real Madridi, që do të luajë sonte në orën 21:00 kundër Levantes, radhitet i dyti me 53 pikë.
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…