Categories: Uncategorized

I shënoi “poker” golash, Eibar për Messin: Vuajmë nga ti, por të duartrokasim (FOTO LAJM)

Lionel Messi për të dytën herë i ka shënuar katër gola Eibar. Këto të fundit kanë reaguar në faqen zyrtare të Tëiter duke u shprehur të mahnitur nga kapiteni i Barcës, ku shkruajnë ” nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të duartrokasim”.

Argjentinasi, i argëtoi tifozët e Barcelonës dhe ata të futbollit me paraqitjen dhe katër golat e tij në ndeshjen kundër Eibarit, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 5:0. Me këtë fitore, Barcelona u ngrit në pozitën e parë në tabelën e La Ligës, të paktën përkohësisht.

Të lidhura

None found

Barcelona e mori falë gjashtë-herë fituesit të Topit të Artë, Messit. Pasi s’kishte arritur të shënonte gol në katër ndeshjet e fundit të La Ligës, kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, arriti ta dëshmojë se është ende ndër golashënuesit më të mirë në botë, duke i shënuar katër gola në këtë ndeshje.

Me këto katër gola (14’, 37’. 40’ 87’) , Messi i dha fund ecurisë prej katër ndeshjeve pa shënuar gol në La Liga, gjatë të cilave megjithatë kishte kontribuar me disa asiste. Kjo ecuri kishte qenë më e dobëta për argjentinasin që nga sezoni 2013/14, kur kishte shkuar tetë ndeshje pa gol.

Për herë të fundit Messi i kishte shënuar katër gola pikërisht në një ndeshje kundër Eibarit, që është ndër viktimat e preferuara të argjentinasit sipas statistikave. E përkundër kësaj, Eibari e lavdëroi argjentinasin në një postim në faqen zyrtare në Tëitter, pas ndeshjes.

“Ne vuajmë nga ti. Duhet të të durojmë. Duhet të të përballohemi me ty. Por, edhe s’kemi zgjedhje tjetër përpos të të ngrihemi në këmbë dhe të të duartrokasim”, ka shkruar faqja zyrtare e Eibarit, pas ndeshjes.

Barcelona tani e ka kreun e tabelës me 55 pikë, ndërsa Real Madridi, që do të luajë sonte në orën 21:00 kundër Levantes, radhitet i dyti me 53 pikë.

të fundit

Rusia godet Urën Veriore në Kiev, dy të plagosur dhe qarkullim i ndërprerë

Një sulm rus ka goditur të shtunën një tjetër urë të rëndësishme në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke plagosur dy persona…

9 seconds ago

Po afron 6 tetori, partitë ende pa dakordësi për Presidentin

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ndërsa partitë politike…

1 minute ago

Zelensky warns: Ukraine will intensify attacks on Russian refineries

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina do të intensifikojë sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi, duke i…

8 minutes ago

EU approves legal basis for deportation centers in countries outside the Union

Me miratimin e ligjit për ngritjen e qendrave për dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar në vende të treta gjatë vendet…

9 minutes ago

127th protest against the government held today as citizens stand by their demands: Rama’s resignation and a technocratic government

Qytetarë dhe aktivistë mblidhen sot në Tiranë për të zhvilluar protestën e tyre të 127-të radhazi, në vijim të tubimeve…

9 minutes ago

Zelensky paralajmëron: Ukraina do të intensifikojë sulmet ndaj rafinerive ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Ukraina do të intensifikojë sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi, duke i…

14 minutes ago