Padyshim heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve janë të gjithë doktorët, infermierët dhe punonjësit e sistemit të shëndetësisë, kudo në botë, që kanë lënë familjet e tyre për t´u përballur me koronavirusin në linjën e parë të ”luftës”.
Një punë të madhe është duke bërë edhe NHS, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, duke qenë se është një prej vendeve më të goditur nga pandemia në ditët e fundit. Forcës së profesionistëve mjekësorë atje i është bashkuar dhe mamja e Rita Orës, Vera Sahatçiu, e cila është psikiatre në profesion.
None found
Fakti që gjendet në terren, duke ndihmuar pacientët dhe të prekurit me koronavirus të përballen dhe me problemet e shëndetit mendor, që sigurisht në këtë periudhë të vështirë janë të shumta, ka bërë që Verës t´i kushtohet një artikull në median e njohur britanike ”Evening Standart”.
Për këtë këngëtarja shqiptare është shumë krenare dhe shprehet se mamaja e saj dhe të gjithë doktorët e punonjësit e NHS janë super heronjë të vërtetë.
Abissnet SuperioreNuk ka diskutime, Bernard Karrica po përjeton sezonin më të mirë në karrierë [...]Read More...
Protesta para Ministrisë së Arsimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka përshkallëzuar në djegien e 2 koshave me mbeturina,…
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në Vizion Plus se familja e Ervis Martinaj është…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të…
“Shqiptarët janë bashkë, por jo kriminelët”, u shpreh një tjetër protestuese gjatë tubimit. Ndërsa një qytetare tjetër theksoi se protesta…
Ditën e sotme, studentët që po protestojnë kundër qeverisë te Ministria e Arsimit, kanë artikuluar thirrje edhe në drejtim të…