showbiz

Rita Ora rrëfen historinë e familjes: Jam krenare që jam emigrante, rrënjët e mia më kanë bërë më të fortë

Rita Ora ka folur hapur për prejardhjen e saj shqiptare dhe rrugëtimin e familjes së saj nga Kosova drejt suksesit në Britaninë e Madhe, duke u shprehur se ndihet krenare për historinë e saj si emigrante.

Këngëtarja shqiptaro-britanike tregoi se përvoja e familjes së saj ka pasur një ndikim të madh në formimin e saj si artiste dhe si person. Rita, e cila aktualisht po punon në albumin e saj të katërt dhe është rikthyer në rolin e Mbretëreshës së Zemrave në filmin “Descendants”, kujtoi vështirësitë me të cilat u përballën prindërit e saj pas largimit nga Kosova.

Të lidhura

None found

E lindur në Prishtinë, Rita u largua me familjen në fillim të viteve ’90, gjatë periudhës së vështirë për shqiptarët e Kosovës. Nëna e saj, Vera, ishte mjeke, ndërsa babai Besnik ekonomist, por pasi u vendosën në Mbretërinë e Bashkuar, ata nisën një jetë të re dhe u përshtatën me sfidat e emigrimit.

Në një intervistë për “The Times”, Rita tha se nuk ka ndier kurrë turp për historinë e saj dhe se është mirënjohëse për mundësitë që i janë dhënë.

“Gjithçka që di është se do të jem gjithmonë mirënjohëse për arsimimin që kam marrë dhe krenare që jam emigrante”, u shpreh ajo.

Artistja theksoi se shumë emigrantë kanë një dëshirë të veçantë për të provuar veten dhe për të arritur më shumë në jetë.

“Mendoj se shumë emigrantë kanë një energji të veçantë. Ndoshta kanë një ndjenjë se duhet të dëshmojnë veten, që i shtyn të përmirësohen vazhdimisht”, tha Rita.

Këngëtarja foli gjithashtu për dëshirën e saj për të bashkëpunuar në të ardhmen me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, në një projekt filmik.

Përveç karrierës artistike, Rita ndau edhe detaje personale për shëndetin e saj, duke treguar se ka vendosur të ruajë vezët e saj në moshë të re dhe se historia e nënës së saj me trajtimin e kancerit të gjirit e ka bërë më të vetëdijshme për kujdesin ndaj trupit dhe ndryshimet që sjell mosha.

Rita Ora mbetet një nga artistet shqiptare më të njohura ndërkombëtarisht, ndërsa shpesh ka folur me krenari për rrënjët e saj dhe historinë e familjes që e ka shoqëruar në rrugën drejt famës.

të fundit

Horoskopi 4 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Qetësia do mbizotërojë ne çdo moment gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni me mire…

5 hours ago

Prosecutors’ association: Salary blockage stems not from privilege demands, but from violation of constitutional ruling

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me situatën e pazakontë të krijuar…

6 hours ago

Vladimir Putin: A peace deal remains possible, Washington and Beijing could play a role

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se ka ende  një shans për një marrëveshje paqeje me Ukrainën,…

6 hours ago

96 days of unwavering resistance as protesters demand Rama’s departure and warn of a peak on September 7 and 12

Shqiptarët protestojnë prej 96 ditësh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta nisi me organizimin e qytetarëve në sheshin Skëndërbej…

6 hours ago

Divjaka residents continue protest for 35 days: We will not give up the municipality’s identity

Prej 35 ditësh, banorët e Divjakës vijojnë protestën qytetare kundër reformës territoriale administrative, duke kërkuar ruajtjen e statusit të Divjakës…

6 hours ago

Shoqata e Prokurorëve: Bllokimi i pagave nuk vjen nga kërkesa për privilegje, por nga shkelja e vendimit kushtetues

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me situatën e pazakontë të krijuar…

6 hours ago