Categories: Uncategorized

O’Neal ‘shpërthen’ në lot duke folur për Kobe Bryant (VIDEO)

Shaquille O’Neal shpërtheu në lot në momentin kur fliste për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të Kobe Bryant, me të cilin kishte luajtur në LA Lakers dhe së bashku kanë fituar tre kampionate të NBA.

Pesë-herë kampioni i NBA, Kobe Bryant, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë në bord humbën jetën të dielën pas rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kalifornisë.

Të lidhura

None found

Ish-bashkëlojtari i tij, O’Neal, iu bashkua këtij grupi të martën në mbrëmje, teksa fliste në emisionin sportiv në TNT.

“Fakti është se ne e kemi humbur lojtarin më të mirë në histori të Lakers, basketbollistin më të mirë të të gjitha kohëve në botë”, ka thënë O’Neal në TNT.

“Dëgjomëni, njerëzit do të thonë se ne duhet të marrim pak kohë dhe pastaj të kthehemi në gjendjen e mëparshme, por kjo do të jetë e vështirë për mua. Unë nuk dua të fle më. Por, do ta gjej një zgjidhje”.

“Ngushëllimet e mia i shkojnë familjes së tij, nënës, babait, motrave, familjeve të tjerëve, të gjithëve të përfshirë në Lakers”.

“Të gjithëve na goditi papritmas. Unë nuk doja ta besoja. I thash vetes: “Shpresoj ta ketë shpikur ndonjë idiot dhe të mos jetë e vërtetë. Nuk doja të besoja”.

“Pastaj më erdhën telefonatat dhe më në fund e pash se lajmi është konfirmuar. Shpirti m’u largua nga trupi. S’kam ndierë dhimbje aq të fortë që një kohë të gjatë dhe jam 47-vjeçar”.

“Më kanë vdekur dy gjyshe, më ka vdekur gjyshi, motra, por tani më ka vdekur vëllai i vogël. Emrat tonë do të jenë përgjithmonë të lidhur bashkë për atë që e arritëm”, tha Shaquille O’Neal.

të fundit

Përplasje në aksin Berat–Ura e Kuçit/ 40-vjeçari me biçikletë goditet nga automjeti, drejtuesi largohet

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Ura e Kuçit, në fshatin Poshnje, pasi është…

6 minutes ago

Justin Timberlake publikon momente romantike me Jessica Biel, mes tyre edhe një puthje

Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga jeta private, duke publikuar në rrjetet sociale…

11 minutes ago

Fiat sjell konceptin Multiplay, një automjet që bashkon SUV-in, minibusin dhe pickup-in

Fiat ka prezantuar konceptin e ri Multiplay, një automjet inovativ që kombinon karakteristikat e SUV-it, minibusit familjar dhe pickup-it. Koncepti…

13 minutes ago

Juventusi barazon 1-1 në fushën e Cagliarit, Zhegrova aktivizohet pas pushimit

Juventusi ka barazuar 1-1 në udhëtim te Cagliari, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A, duke…

16 minutes ago

Zelensky denounces Russian attacks on energy infrastructure after Trump’s ceasefire announcement

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, pavarësisht njoftimit të presidentit…

35 minutes ago

Europe under multiple pressure: debt, protests and decisive elections looming in nine countries

Evropa po përballet me një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike, e karakterizuar nga rritja e kostove të huamarrjes, borxhi…

35 minutes ago