Categories: Uncategorized

Shuma marramendëse, shitet në ankand unaza që Kobe Bryant i kishte dhuruar nënës së tij

Një unazë me ar njëzet e katër karatësh dhe gurë diamanti që Kobe Bryant ia kishte dhuruar nënës së tij Pamela para më shumë sesa 20 vjetëve, është shitur në një ankand.

Unaza që ikona e ndjerë e basketbollit dhe Los Angeles Lakers ia kishte dhuruar nënës së tij është shitur në një ankand, Goldin Auctions, për 206 mijë dollarë.

Të lidhura

None found

TMZ Sports raporton se Bryant i kishte blerë dy unaza identike për nder të titullit të tij të parë të NBA me Los Angeles Lakers gjatë sezonit 1999/2000.

Pamela Bryant kishte tentuar ta shiste unazën edhe më parë në vitin 2013, bashkë me disa sende të tjera si kujtime nga Kobe. Por, Kobe e kishte paditur atë në tentim për të mos e lejuar t’i shesë ato gjëra.

Prindërit e Kobe, Pamela dhe Joe Bryant, në fund ishin lejuar t’i shesin gjashtë nga ato gjëra, përfshirë dy unazat që janë të njëjta me unazat që i mori çdo lojtar dhe trajner i Lakers pas triumfit kundër Pacers në finale të NBA.

Ato gjëra i ishin shitur një koleksionuesi privat për gjithsej 280 mijë dollarë në vitin 2013, ndërsa tani koleksionuesi ka vendosur t’i shesë sërish ato gjëra në një ankand.

Deri më tani, nga shitja e vetëm njërës unazë, koleksionuesi i ka fituar 208 mijë dollarë, ndërsa edhe unaza e Joe Bryant dhe katër gjësendet e tjera pritet të shiten së shpejti në një ankand.

Vlera e këtyre unazave dhe gjërave të tjera që janë lënë nga Kobe Bryant kanë shtuar vlerë të madhe këtë vit, pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant në janar të këtij viti, kur u rrëzua helikopteri me të cilin po udhëtonte bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago