Categories: Uncategorized

“O ta hëngsha piii, e ti më hëngsh kaaa”, Elton Deda ka dy fjalë për Mozzik (VIDEO)

Rrjeti po zjen nga kënga e fundit e lançuar nga Mozzik, ku nuk mungojnë as fjalët le të themi me nënkutime.

Përveç mediokër, ai është edhe banal, ndërkohë që fjalët nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Të lidhura

None found

Ditën që kjo këngë dilte në treg, këngëautori i njohur Elton Deda, fliste për keqkatandisjen e muzikës shqiptare.

“Ne kemi shumë pak këngë që kanë një poezi të mirë, shumica e atyre që qarkullojnë janë tepër vulgare. Është e frikshme sepse kur flasim për artin, flasim për formën më të lartë të estetikës njerëzore.

Tregu i lirë nuk ka nevojë të frenohet, tregu i lirë rregullohet me ndërgjegjësimin edhe të muzikantëve edhe të politikave.

Aktivitetet duhet të fillojnë nga morali, në fund të fundit ka shumë moral brenda, arti jep mesazhe përmes tij. Shumica e njerëzve janë të lodhur, të varfër dhe arti jep mesazhe për t’ja pakësuar këto.

Në çdo klub që shkojnë servilet e njëjta muzikë. Duhet ndryshuar mentaliteti, ka gjëra të reja në këtë botë, ka gjëra shumë të bukura, nuk është vetëm një model.

Kemi gjetur model të keq, këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, si turke e përzier me otoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do shohim civilizimin perëndimor”, shprehej Elton Deda.

Mozzik është shembulli më i mirë i shqetësimit të tij, pasi ndërkohë, ai është një ndër këngëtarët më të ndjekur në trevat shqiptare, pavarësisht teksteve mediokre dhe muzikës tallava.

Mjafton të dëgjoni këngën e fundit të tij.

Për të mos folur pastaj për Stresin, Noyzin e me radhë, që nuk kanë lidhje fare me muzikën, por ndërkohë janë më të ndjekurit dhe të kërkuarit nga rinia shqiptare.

të fundit

Tetovo, 51-year-old enters school during break and attacks two underage students

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…

1 hour ago

Kasami and Mexhiti: The law exam in Albanian, a promise kept

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…

1 hour ago

After clash with VLEN, Dimitrievski puts Albanian flag on Kumanovo municipal building

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…

1 hour ago

Tetovë, 51-vjeçari hyn në shkollë gjatë pushimit dhe sulmon dy nxënës të mitur

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…

1 hour ago

Kasami dhe Mexhiti: Jurisprudenca në shqip, premtimi i mbajtur

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…

1 hour ago

Pas përplasjes me VLEN-in, Dimitrievski vendos flamurin shqiptar në godinën e Komunës së Kumanovës

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…

1 hour ago