Categories: Uncategorized

Nis në Prishtinë gjykimi për ivanoviç, të akuzuarit mohojnë përfshirjen në vrasje (VIDEO)

Gjashtë personat e akuzuar në mesin e tyre hetues policorë, për përfshirje të drejtpërdrejtë në organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit kanë dalë para Gjykatës Themelore këtë të martë në Prishtinë.

Të akuzuarit: Nedelko Spasojeviq, Marko Rosiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq nuk e kanë pranuar fajësinë për përfshirje në vrasjen e ish-liderit serb, raporton KTV.

Të lidhura

None found

Jovanoviq dhe Spasojeviq e pranuan fajësinë vetëm për përdorim të paautorizuar të armëve, por jo edhe për vrasje.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit ishin pjesë e një grupi kriminal të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiqiq, të cilët vazhdojnë të jenë në arrati bashkë me Zhelko Bojiqin.

Aktakuza, e cila u ndryshua në dhjetor të 2019-s u lexua edhe në gjuhën serbe.

Sipas Prokurorisë, veprimet e grupit kishin për qëllim realizimin e përfitimeve financiare, si dhe rritjen e ndikimit të tyre politik në Mitrovicë të Veriut.

Sipas aktakuzës, hetuesi policor, Rade Basara, kishte keqpërdorur autoritetin zyrtar pasi nga pozita e tij kishte ndihmuar në fshehjen e provave, për çka akuzohet edhe Nedelko Spasojeviq.

Sipas Prokurorisë, në planifikimin e vrasjes së Ivanoviqit ka qenë edhe administratorja e zyrës së Ivanoviqit, e cila kishte qenë në njohuri për fikjen e kamerave të sigurisë, si dhe aktivizimin e tyre pak minuta pas vrasjes.

Ndërkohë, në seancën e shqyrtimit fillestar mbrojtja e Marko Roshiqit dhe Nedelko Spasojeviqit kanë kërkuar që të ndërpritet masa e paraburgimit ndaj tyre.

Mbrojtësit e të akuzuarve kanë kundërshtuar aktakuzën, sepse sipas tyre nuk përmban vendin e kryerjes së krimit, kohën dhe mjetet e kryerjes, duke kërkuar kthimin e saj për përmirësim.

Oliver Ivanoviq u ekzekutua më 16 janar të vitit 2018 para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

të fundit

Para famës botërore, Dua Lipa luante në “Familjen Moderne” në moshën 8-vjeçare

Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, Dua Lipa ishte shfaqur në…

1 minute ago

Mexhiti njofton se provimet shtetërore do të zhvillohen edhe në shqip

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhit sot në një konferencë për shtyp foli për avancimin e gjuhës shqipe dhe…

3 minutes ago

Atentati më dy viktima në Fier/ Policia kërkon informacion nga Kosova dhe Suedia për makinën Volvo të autorëve! Po hetohet pista e hakmarrjes

Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet e Kosovës dhe Suedisë në kuadër të hetimeve për atentatin e dyfishtë në…

7 minutes ago

MF vendos ndalim 30-ditor të dhënies së kredive për dy shoqëri financiare

Ministria e Financave njofton se ka realizuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare dhe shqiptoi ndalesë të përkohshme…

16 minutes ago

Ekzekutimi i Santiago Malkos/ Gjykata e Apelit dënon me 28 vite burg Erlis Dukën!

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili në shkallën e parë ishte…

18 minutes ago

Napoli dhe Tottenham interesohen për Joao Felix, por Al Nassr kërkon 45 milionë euro

Joao Felix ka tërhequr interes nga Napoli dhe Tottenham Hotspur përpara afatit të ardhshëm të transferimeve. Sulmuesi 27-vjeçar portugez dëshiron…

23 minutes ago