Ylli Limani ka qenë së fundmi në një lidhje direkte në emisionin “Rreze dielli” ku ka treguar se si ka kaluar kjo periudhë për të.
Ylli ka folur gjithashtu edhe për projektet e tij muzikore, ku ka theksuar se ai me Tunën ka qenë ndër më të suksesshmit, duke u menduar mirë për projektet pasardhëse apo një bashkëpunim tjetër me një këngëtare femër.
“Është një lloj komplikimi që ndodh kur parashikohet një bashkëpunim me femra sepse duhet patur parasysh disa gjëra, si ana estetike, edhe tingulli, tonalitetit I këngës, tema e saj.
Pas bashkëpunimit me Tunën, standardi duhet të jetë shumë i lartë, nëse vjen është e mirëseardhur, e nivelit të atij bashkëpunimi. Ka shumë artiste që mund të bashkëpunonim, Elvana Gjata është një nga ata që vlerësoj më shumë, por ka edhe shumë të tjera të të gjitha zhanerave”, ka pohuar Ylli gjatë lidhjes direkte.
Me siguri pas këtij komunikimi, fansat e Yllit dhe Elvanës po presin me padurim një projekt muzikor të përbashkët të dy artistëve.
Dashi Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë…
Kodrat e Cakranit janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune. Fatmirësisht nuk ka banesa përreth dhe nuk rrezikohen…
Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin port jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar depo armësh…
Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…
Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…
Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…