Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të cilat erdhën pasi ndjekësit vunë re ndryshime në peshën trupore të influenceres, ajo ka reaguar duke treguar të vërtetën.
Mevlani u shpreh për “Goca dhe Gra” se nuk është shtatzënë, por problemet shëndetësore kanë sjellë ndryshime në peshën trupore.
None found
“Mënyra se si komentohet në portale është e tmerrshme. Nëse do më ndodhte nuk do ta thosha. Por pas këtyre reagimeve kam thënë që vërtet a duhet ta them.
Unë besoj tek syri, më ecin gjërat ters kur mendojnë që reagojnë kështu. Unë se kam vrarë mendjen se çfarë do të thonin njerëzit, vjen një moshë që s’të intereson se çfarë thonë, krijon imunitet”, tha Mevlani.
Armina Mevlani u shfaq së fundmi në një intervistë për një emision televiziv, ku ka folur për projektet e saj, por ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe të publikut ishte pamja e saj fizike. Ndjekësit komentuan në mënyra të ndryshme për paraqitjen e saj, disa duke ngritur dyshime për një shtatzëni të mundshme.
Armina komentohet edhe për faktin se është partnerja e Shkëlzen Berishës dhe nusja e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, u largua nga konferenca për shtyp përpara ndeshjes kundër Celta Vigos, sapo u pyet…
E vendosur në pjesën veriore të Maqedonisë së Veriut, në afërsi të kufirit me Kosovën dhe Serbinë, Komuna e Likovës…
Andi HadrojNesër, prej orës 18:30, Vllaznia do të “përplaset” me Partizanin në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, e vlefshme për…
Kjo e premte, 20 nëntor 2026, është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment prekës…
Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu dhe shkrimtari Michel Houellebecq, janë në qendër të një hetimi gjyqësor të hapur nga…
Në vitin 2013, Rrahman H. u dënua në Zvicër me 19 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij. Sipas…