Categories: Uncategorized

Ministri Vitia ka komunikuar me video me homologun e tij nga Serbia, ambasadorët amerikanë tregojnë detaje (VIDEO)

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben vitia, ka komunikuar me anë të videos me homologun e tij nga Serbia, Zlatibor Lonçar. Kjo video konferencë është organizuar nga qeveria e Italisë. Komunikimi ka patur të bëjë me rritjen e bashkëpunimit mes profesionistëve shëndetësor për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve nga virusi Covid-19. Këtë e kanë bërë të ditur ambasadorët e SHBA’së në Kosovë dhe Serbi respektivisht.

“Në këtë kohë pandemie është e rëndësishme që minsitrat e shëndetësisë të bashkëpunojnë si fqinjë për të shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi. Ne përgëzojmë përpjekjet e të gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe të tjerë që kanë për detyrë të mbajnë të sigurtë qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë. Ndërkohë ne të tjerët duhet të bëjmë pjesën tonë për të mpshutr virusin. Së bashku ne mund ta mposhtim Covid-19’shin’’, thotë ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philipp Kosnett.

Të lidhura

None found

“Beogradi dhe Prishtina po punojnë së bashku në mënyrë konkrete dhe praktike që të shpëtojnë jetë gjatë pandemisë. Këtë po e bëjnë duke ndarë pajisjet dhe ekspertizët. Shpresa jonë është që këto masa që rritin besimin do të tregojnë nevojën e bashkëpunimit. Ne shpëtojmë jetë vetëm nëse punojmë së bashku. Falemnderit qeverisë së Italsië për organizimin e video konferencës këtë javë. Nxitja e komunikimit është gjëja më e mençur që duhet bërë dhe kjo do të shpëtojë jetë”, tha ambasadori i SHBA’së në Serbi, Antoni Godfrey.

Ndërkohë bashkëpunimin mes ministrave të shëndetësisë e ka përshëndetur edhe minstria e jashtme e Italisë, shtetit që organizoi këtë videokonferencë.

“Sot Italia ka qenë nikoqire e një video-konference në mes të ministrave të Shëndetësisë të Kosovës dhe Serbisë, Arben Vitia dhe Zlatibor Lončar, që kishte në fokus emergjencën e Covid-19. Të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre për situatën në terren dhe diskutuan për hapat që do të ndërmarrin për pandeminë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Italisë.

të fundit

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit të marrë këtë të…

2 minutes ago

Thirrja e Raphinhas në Brazil ka zemëruar Barcelonën

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, e ka thirrur sulmuesin e Barcelonës, Raphinha, për ndeshjet miqësore kundër Japonisë dhe Singaporit në…

4 minutes ago

Rama në Prokurori: Unë ndërtoj kryeqytetin, ndërsa ata mbikëqyrin ligjshmërinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në Prokurori Speciale për intervistim. “Detyra ime…

5 minutes ago

Katër orë në dispozicion për të shpëtuar nga qyteti i shkatërruar nga lufta/ Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Melania Trump hap rrugën për evakuimin e Oleshky-t

Banorët e qytetit Oleshky, në Ukrainën jugore, kanë nisur të largohen nga zona e pushtuar nga forcat ruse, pas hapjes…

9 minutes ago

Arabia Saudite rrëzon një dron të nisur drejt Mekës, Huthit mohojnë përfshirjen

Tensionet mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Houthi në Jemen janë përshkallëzuar, pas njoftimit të koalicionit të udhëhequr nga Riadi se…

10 minutes ago

Familja e Bruce Willis do të dhurojë trurin e aktorit për kërkime shkencore pas vdekjes së tij

Familja e aktorit të njohur Bruce Willis ka vendosur që, pas vdekjes së tij, truri i tij të vihet në…

11 minutes ago