Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka takuar 90-vjeçarin Smajl Plangaj i cili mori pjesë më 2 mars në manifestimin e thirrur nga Kreu i Shtetit.
“Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga POPULLI, dhe jo POPULLI nga qeveria”, shkruan ndër të tjera Meta në rrjetin social Facebook.
Postimi në Facebook:
Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë, zotin Smajl Plangaj.
Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve, ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars, për BESËLIDHJEN për Kushtetutën dhe Demokracinë.
E kam për detyrë ta dua Atdheun, – më tha, dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar”. Mirënjohje z.Smajl, Postribës, Shkodrës dhe mbarë shqiptarëve, të cilët nisën PRANVERËN KUQEZI më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës.
Pa diskutim, qeveria do të ketë frikë nga POPULLI, dhe jo POPULLI nga qeveria!
Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…
Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…
Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…
Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…
Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…