Categories: Uncategorized

MAQEDONI/ Spasovski bën të ditur se kujt i shkurtohet paga, ja vendimi i Qeverisë (VIDEO)

“Jemi në test si asnjëherë më pare, bota përjetoi kërcënimin më të madh që pas luftës së dytë botërore. Kemi marrë masa drastike, si kufizimi I lëvizjes. Këto masa dhanë rezultat. Kemi rritje lineare të virusit.

Është e rëndësishme që të zvogëlohet përhapja e virusit, që tu krijojmë mundësi sistemit shëndetësor që të funksionoj si duhet. Një numër i madh i qytetarëve tanë nuk shkojnë në punë, fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Masat e para duhej të ishin ndërprerja e punës në disa ndërmarrje të vogla dhe të mesme, kjo ishte fronti I pare që të ndalojmë hovin e përhapjes së virusit Korona, tentojmë që të rruajmë sa më shumë vende të punës”, tha Oliver Spasovski, kryeministër.

Të lidhura

None found

Të gjithë funksionarët e emëruar dhe zgjedhur do të marrin paga minimale për muajin prill dhe maj, përfshi edhe presidentin e shtetit, kryeministrin, ministrat, kryetarët e komunave dhe të tjerë.

“Të gjithë funksionarët e emëruar dhe të zgjedhur do të marrin pagë minimale prej 14.500 denarëve gjatë muajit prill dhe maj. Presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, deputetët, ministrat, zv. ministrat. Kjo masë nuk përfshin funksionarët shëndetësorë”, tha Spasovski.

Kryeministri gjithashtu theksoi se gjatë krizës së koronavirusit të gjitha bankat do të shtyjnë pagesën e kësteve të kredive për të gjithë qytetarët për 3-6 muaj dhe atë pa nënshkrimin e aneks marrëveshjeve.

“Për të gjithë zanatçinjtë, si automekanikët, berberët, bukëpjekësit etj, për të pasur qasje në këtë masë do të sjellim urdhëresë ditëve në vijim.
Ndihmë për sportistë. Të gjithë të punësuarit në sport, në shoqatat e sportit Qeveria do të sigurojë pagë minimale prej 14.500 denarëve për muajin maj dhe prill. Ndihmë për artistët. Për gjithsej 141 artistë Qeveria do të sigurojë pagë minimale prej 14.500 denarëve për muajin maj dhe prill”, tha Spasovski.

Masat e qeverisë parashohin edhe pagë mujore për qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës. Qeveria do të mbulojë 50% të neto pagës për qytetarët që kanë mbetur pa punë si pasojë e pandemisë Covid-19, në afat prej 6 muajve.

“Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve dhe anëtarët e bordeve, kryetarët dhe këshilltarët e komunave nuk do të marrin pagë deri sa të zgjatë gjendja e jashtëzakonshme. Kujdes për personat në ekonominë joformale. 7.000 denarë për shtëpi, për persona pa angazhim për punë ose për persona që kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale. Do të sigurohet hyrje e shpejtë në sistemin për sigurim social për muaj prill dhe maj”, tha Spasovski.

Kryeministri Spasovski ndonëse i pyetur dy herë nga gazetarët rreth mos-përfshirjen e administratës në këto, gjegjësisht uljen e pagës për administratorët që njëherit ishte propozim i kreut të LSDM-së, por që u kundërshtua nga BDI-ja, tha se kjo nuk është betejë politike dhe se gjithsecili që do të mundohet nga kjo situatë të fitojë pikë politike, do ta pësoj shumë keq.

“Ne morëm propozime nga të gjithë, partitë politike odat ekonomike, dhe vlerësuam se masa e parë duhet të jetë që ne si funksionarë të solidarizohemi dhe të marrim paga minimale. Por kemi periudhë kohore që do të përcjellim dhe analizojmë, ne dëshirojmë që kriza të zgjas sa më pak sepse atëherë efektet ndaj ekonomisë do të jenë më të vogla, andaj po kërkojmë që të gjithë të sillen me kujdes, sepse në të kundërtën rrezikojnë vetveten, familjen, miqtë, rrethin dhe shtetin. Sa më pak disiplinë, aq më shumë do të zgjasë kriza”, tha Spasovski.

të fundit

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com brings you a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

4 hours ago

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com presents a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

5 hours ago

Sa do të paguani për makinën në 2027? Albeu.com sjell kalkulatorin e taksës së automjeteve

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

5 hours ago

Berisha’s accusations against the protest, Bushati: He is destroying the Democratic Party. Hila: They will not take its place as the opposition

Akuzat dhe gjuha e përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj protestuesve ishin një tjetër pikë e diskutuar në studion e…

5 hours ago

Lala: Illegal money has created the imbalance between the euro and the lek

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ne Vizion Plus deklaroi se fluksi i parave të…

5 hours ago

Një meme e vë Mbappén në qendër të polemikës në Kinë, Real Madridi dhe La Liga detyrohen të kërkojnë falje

Një koment i Kylian Mbappés për një meme virale në internet ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kinë, duke…

6 hours ago