Categories: Uncategorized

MAQEDONI/ Pa test dhe karantinë, fluks i madh në doganë (VIDEO)

Disa orë pas hapjes së pikave kufitare të Maqedonisë së Veriut pa asnjë kusht për kalimin e ushtarëve, është regjistruar një fluks i paparë.

Alsat-M ka qëndruar në pikat kufitare ku ka regjistruar numrin e madh të udhëtarëve dhe makinave që kanë kaluar kufirin.

Të lidhura

None found

Pikat kufitare u hapën pas tre muajsh për shkak të pandemisë me koronavirusin, por tani duke u respektuar protokollet të cilat janë të rekomanduara nga instituti për sëmundje infektive.

Një fluks i madh është vërejtur edhe në pikën kufitare të Bllacës , ku shumë qytetarë po udhëtonin për në Kosovë ose hynin në Maqedoni, për të vizituar familjarët por edhe për biznes.

“Së pari në aspektin social hapja e kufijve ndihmon në kalimin e pjesës së shqiptarëve në Kosovë dhe neve atje. Në aspektin e biznesit, edhe biznesi do të ketë dobi. Familjar do të vijnë prej atje edhe ne do të shkojmë atje. Normalisht do të mësohemi të jetojmë me këtë lloj virusi”, thonë kalimtarët.

Sipas tij, bllokimi për të gjithë ka qenë i keq, edhe për ne ka qenë i keq, nuk kemi parë familjarët.

“Unë vij prej Malit të Zi, kam ardhur së pari në Beograd, prej Beogradi në Novi Pazar dhe tani këtu pasi u hapën kufijtë. Kam qenë jashtë pesë muaj e gjysmë, jam mërzitë tu them të drejtën, e kam fejesën e djalit e të shkoj ta rregulloj këtë punë”, thekson një kalimtar tjetër për Alsat-M.

Policët në Bllacë thonë se që në mesnatë kanë hasur në fluks të madh udhëtarësh të cilët kanë kaluar këtë pikë kufitare.

“Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat për lëvizje të lirë të qytetarëve. Është vërejtur edhe lëvizje e mërgimtarëve edhe automjete të shteteve të ndryshme siç janë Zvicra, Gjermania dhe të tjera. Masat në përgjithësi respektohen, por edhe nëse ka ndonjë parregullsi, u tërheqim vëmendjen qytetarëve”, theksuan autoritetet kufitare.

Pos në Bllacë, fluks të madh të udhëtarëve që nga mesnata ka pasur edhe në kalimin tjetër kufitar Tabanoc, që lidh vendin tonë me Serbinë. Të gjithë qytetarët që kalojnë kufirin detyrimisht duhet të mbajnë maska. Ata që udhëtojnë me autobusë duhet të zbresin nga autobusi dhe të presin radhë në sportel duke ruajtur edhe distancë.

të fundit

Serbian Media Distort Demolition of Illegal Villas at Ujman Lake, Portraying It as an Attack on Serbs

Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonën e Liqenit…

3 hours ago

Blow to the Heart of Ukraine’s Military: Zelensky Removes Armed Forces Chief After Dismissing Defense Minister

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

6 hours ago

Hegseth Seeks Additional $80 Billion from Senate to Cover Cost of New Strikes on Iran

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

6 hours ago

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

7 hours ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

7 hours ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

7 hours ago