Categories: Uncategorized

MAQEDONI E VERIUT/ Shtërngohen masat, nga sot ndalohet tubimi i më shumë se pesë personave (VIDEO)

Temperatura prej 24 gradësh e gjallëroi Shkupin. Shpatet e Vodnos, tërheqëse për një shëtitje në diell.

Megjithëse rekomandimi është të qëndroni në shtëpi, banorët e Shkupit vendosën të kalojnë një pjesë të mëngjesit në natyrë. Qytetarët pushtuan malin me makina, biçikleta, motoçikleta ose në këmbë.

Të lidhura

None found

Ulëset në Vodnon e mesme të stërmbushura, por të stërmbushur edhe kontejnerët. Policia është e pranishme. Megjithatë, me masat e reja të qeverisë, qasja në Vodno është e kufizuar. Nga ora gjashtë pasdite deri në gjashtë të mëngjesit është e ndaluar qasja. Gjithashtu ndalohet edhe mbledhja e më shumë se pesë personave në publik . Policia është urdhëruar t’i prishë grupet dhe të forcojë kontrollet në parqe. Një nga masat e qeverisë është që rojtarët të kontrollojnë hyrjen dhe daljen e marketeve, farmacive, zyrave postare. Masa tashmë po respektohet. Në radhë, qytetarët presin që t’i thërrasë sigurimi për të hyrë dhe të blerë.

A e kishit patjetër të dilni nga shtëpia për të blerë produkte ushqimore?

E kisha patjetër dhe dola. A nuk ka dikush më i ri ta bëj këtë në vend që ta bëni ju? Jo, jam vetëm me gjyshen”.

Më mirë është kështu, të mos hyjnë të gjithë, një nga një. Njerëz ka edhe në rrugën që çon drejt Bit Pazarit. Qytetarët dhe shitës nëpër tezga të improvizuara.

Nga policia sqarojnë se për momentin nuk ka njoftime për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, por shtojnë se nuk do të tolerojnë tubime publike në qiell të hapur për argëtim.

Nëse nuk respektohet vendimi i Qeverisë i miratuar në seancën e mbrëmshme për ndalimin e grumbullimit të grupeve të njerëzve prej 5 e më tepër, pjesëtarët e MPB-së do të ndërmarrin masa për shpërndarjen e grupit duke e paralajmëruar- deklaroi Naqe Çulev, Ministër i punëve të brendshme.

Policia me vendime të Qeverisë do e përforcojë kontrollin në Sopishte dhe Sonje, ku pas mbylljes së kafeneve, filloi praktika e dhënies me qira të vilave për organizimin e ahengjeve. Pronarët e objekteve dhe ata që do gjenden aty do përgjigjen për mosrespektim të masave të Qeverisë.

të fundit

Te enjten seanca plenare/ Nga progres-raporti i KE te interpelanca me kryeministrin Rama, çfarë pritet të diskutohet në Parlament

Të enjten do të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në rend dite është mocioni me debat…

14 minutes ago

“Do të ndalojnë pasurimin e uraniumit”, Trump: Marrëveshje me Iranin? Unë po merrem me ta! Do ua marrim “pluhurin” bërthamor

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në një intervistë në SHBA dhe është përballur me pyetje në lidhje me perspektivat…

58 minutes ago

Kërkoi pavlefshmërinë e dekretit të emërimit të Ols Dados, Veliaj letër KLP-së: Vendimi u mor nga nënkryetari, jo nga organi kolegjial

Një tjetër përplasje institucionale është regjistruar mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, lidhur me…

1 hour ago

“Janë të shpikura”, Soni Malaj shokohet kur sheh lajmet për të derisa ndodhet në Ferma VIP

Romiri, Soni dhe Vanesa kanë pasur “Avantazhin e Breshkës”, ku kanë kërkuar që të marrin informacione nga jashtë. Kërkesat e…

2 hours ago

VIDEO/ Banorët “zënë” derën e Bashkisë të revoltuar për projektin TID: Më lehtë takon ndërkombëtarët se Emiriana Sakon, po prishet qyteti me firmë të Ballukut e Ramës

Paraditen e sotme, përfaqësues të familjeve që preken nga projekti TID, janë rikthyer përpara bashkisë së Durrësit, duke kërkuar takim…

2 hours ago

Fero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit: Në gjendjen më të keqe të mundshme

Reperi nga Gjilani, Fero, ka ndarë me ndjekësit një postim prekës në InstaStory, ku ka kujtuar një nga periudhat më…

2 hours ago