Categories: Uncategorized

Kumanovë, zënka për radhë para bankës (VIDEO)

Nga pritjet në radhë të gjatë qytetarët po humbin durimin. Vizat u vunë për të mbajtur distancën, por jo të gjithë i respektojnë.

Disa thonë se sa më tepër u ngushtohet hapësira kohore për të kryer obligimet ditore, aq më tepër dynden qytetarët nëpër markete, banka e barnatore. Ankohen për mungesë të dorezave dhe maskave. Rritjen e çmimit të frutave dhe perimeve.

Të lidhura

None found

“Do të duhet çmimet mos rriten, tregtarët mos të përfitojnë në këtë situatë krize. Ja tani çmimi i limonit është 130 denarë, i cili është më i nevojshmi tani për vitaminë C.”

“Jo vetëm këtu, edhe në shtëpi duhet të mbajmë distancën nëse jo me tepër bile 1 metër. Ky është lloj gripi kështu duke mos dal mund ta evitojmë. Ju personalisht a njihni dikë që është i infektuar? Jo!”

“Duhet pensionistët të marrin njëherë shërbimet që jemi mbi 63 vjeç, e pastaj këta të rinjtë. Sepse ne jemi nga 10 deri në 12 të lirë. Un dje gjithë ditën prita, sërish sot. S’di a do të arrij të marr pensionin!”

Qytetarët druajnë të tregojnë nëse njohin dikë të prekur me Virusin Korona. Ndonëse në Kumanovë deri të mërkurën 129 rezultuan pozitiv me CoVid-19 dhe mbi 300 janë në izolim, askush askënd nuk njeh. Madje dikush as që beson në këtë armik të padukshëm.

“Kemi hy si në burg, kështu maltretohemi, fëmijët e gratë i kanë trishtuar se ne pleqtë e dimë se nuk ka asgjë. Ne e kemi kaluar kohën tonë, sa të jemi gjallë jemi.”

“Mirë do të ishte edhe postieri të na sillte në shtëpi se sa të presim këtu. Ju a njihni dikë që është i infektuar? Jo nuk di, atë e di Zoti.”

“Kjo është katastrofë, çfarë t’ju them tjetër. Masat janë solide, por shiheni sa pritet. Ju personalisht a njihni dikë nga mëhalla që është i infektuar apo në izolim? Jo!”

Përderisa qytetarët me nxitim kryejnë obligimet e tyre që të mos i zë ora policore jashtë, për personat me vështirësi në lëvizje dhe rastet sociale, po shpërndahen pako humanitare. Nga Shtabi i komunal për mbrojtje dhe shpëtim thonë se me Kryqin e Kuq furnizojnë qytetarët me ushqimet bazë. Të gjithë ata në nevojë duhet të paraqiten në numrin 075-323-569 për të marr pakot falas.

Nga e shtuna deri tani kemi shpërndarë rreth 400 pako, në këtë magazinë kemi të gatshme edhe 900 pako, të cilat do të shpërndahen në periudhën që vijon nëpër familjet më raste sociale-deklaroi Filip Kuzmanovski, Kryqi i Kuq.

Sot në Kumanovë përkrahë policisë iu shtuan edhe ushtarët për të mbajtur rendin në pikat ku ka turma njerëzish. Edhe spitali i qytetit është i prekur, të infektuar janë 18 mantel bardhë dhe dhjetëra të izoluar. Autoritetet po përpiqen të improvizojnë pajisje në hyrje-daljet e spitalit.

E gjithë kjo rrëmujë do të dukej normale në një ditë të zakonshme në Kumanovë. Por, qytetarët sërish duhet të mbyllen në ora 16 deri në 5 të mëngjesit. Dyert mbyllen. Policia fillon patrullimin.

të fundit

30 vite nga “Romeo dhe Zhulieta”, filmi që e afroi Shekspirin me adoleshentët

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

6 minutes ago

Protesta studentore hyn në ditën e 20-të, të rinjtë marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…

8 minutes ago

Nga vështirësitë te Besiktasi te roli i protagonistit me Trabzonsporin, ringritja e Ernest Muçit

Historia e Ernest Muçit në futbollin turk po merr një kthesë të madhe. Ajo që nisi me shumë pritshmëri te…

9 minutes ago

Romeo dhe Zhulieta” feston 30 vjetorin, filmi që afroi të rinjtë me Shekspirin

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

15 minutes ago

Christopher Robin, djali pas personazhit të Winnie-the-Pooh që u përball me barrën e famës

Christopher Milne, djali i shkrimtarit britanik AA Milne, i cili frymëzoi personazhin Christopher Robin në librat e famshëm “Winnie-the-Pooh”, nuk…

15 minutes ago

Egnatia B fiton bindshëm, ndërsa Kukësi B shënon gjashtë gola ndaj Shirokës

Kategoria e TretëKanë përfunduar 4 ndeshje të Kategorisë së Tretë, mes Grupeve A dhe B, të vlefshme për javën e…

16 minutes ago