Categories: Uncategorized

Filipçe: Qytetarët nuk e respektojnë masën e mbajtjes së pajisjes mbrojtëse, do të propozojmë që sanksionimi të fillojë menjëherë (VIDEO)

Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje infektive nesër në Qeveri do të paraqesin propozim që sanksionimi për mosmbajtjen e pajisjeve mbrojtëse – maskë ose mbulesë të gojës dhe hundës në drejtim të mbrojtjes nga përhapja e koronavirusit të fillojë menjëherë ditën e njëjtë ose më së voni të martën, sepse është konstatuar se një pjesë e madhe e qytetarëve ose nuk përdorin pajisje mbrojtëse ose e përdorin atë në mënyrë të gabuar.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje infektive paraqesin propozim në Qeveri që sanksionimi për mosmbajtjen e pajisjeve mbrojtëse të fillojë menjëherë, pra nesër ose e të martën më së voni. Dua të bëj thirrje sërish që kjo masë duhet të respektohet dhe se pajisjet mbrojtëse mbahen siç përcaktohet – brenda dhe jashtë kur nuk mund të ruhet distanca fizike prej 2 metrave”, tha ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp, Venko Filipçe.

Të lidhura

None found

Ai thotë se për këtë hap janë detyruar për shkak të imazheve gjithnjë e më të shpeshta në media dhe në rrjete sociale me qytetarë, të cilët nuk e respektojnë masën për pajisjen mbrojtëse në kushtet kur është e përcaktuar, por edhe qytetarët që e mbajnë maskën ose mbulesën e fytyrës nën mjekër ose në dorë.

“Ka edhe qytetarë që e respektojnë këtë masë të vetëdijshëm se kjo është një nga mekanizmat kryesore për luftimin e virusit. Deri më tani, të gjitha masat kanë dhënë rezultate. Jam i bindur që edhe nëse e respektojmë në mënyrë të vazhdueshme këtë masë, si dhe të gjitha ato të mëparshme për të cilat ekziston një justifikim, ne do të mbrojmë veten dhe familjet tona dhe bashkëqytetarët tanë, do të parandalojmë rritjen e numrit të pacientëve që ja tashmë dy muaj është një proces që në mënyrë të shkëlqyeshme po e mbajmë nën kontroll”, tha Filipçe.

Ai i përsëriti gjithashtu të dhënat e lëshuara më parë nga Ministria e Shëndetësisë për 19 raste të reja të personave pozitiv me koronavirus dhe 126 të shëruar në 24 orët e kaluara. Gjatë periudhë së njëjtës kanë vdekur dy persona që kanë qenë të sëmurë nga Kovid-19.

“Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 126 pacientë të shëruar në: Shkup – 22, Shtip -1, Strugë – 19, Ohër – 1, Veles – 6, Gjevgjeli -3, Kavadar – 1, Kriva Pallankë -1 dhe Kumanovë -72. Shumica e këtyre pacientëve janë duke u trajtuar në shtëpi, dhe një numër i vogël janë shtruar në spital. Unë do të doja të falënderoja mjekët e familjes që janë përfshirë shumë me sukses në këtë sistem të pacientëve dhe kështu doli që ky model jep rezultate. Bazuar në këtë model, vetëm dhjetë për qind e pacientëve janë shtruar në spital dhe nuk janë rënduar sistemi shëndetësor dhe as punonjësit shëndetësor. Ky është një model që ne e analizuam dhe zbatuam në fillim”, tha Filipçe.

Me këtë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vendin tonë është 1386 persona. Tre pacientë të rinj janë pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup dhe 62 pacientë aktualisht janë të shtruar në spital. Pesë prej tyre janë në ventilim mekanik dhe 25 me pasqyrë më të rëndë klinike dhe të varur nga oksigjeni. Pacientët e tjerë janë të qëndrueshëm. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar gjashtë pacientë të rinj dhe gjithsej të shtruar në spital janë 29 pacientë. Prej tyre pesë pacientë janë me pasqyrë më të rëndë klinike dhe gjithsej shtatë persona janë në aparat për frymëmarrje. Në spitalin në Manastir mjekohen shtatë pacientë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë të përgjithshme dhe me mbështetje të oksigjenit, ndërsa 12 pacientë janë duke u trajtuar në shtëpi. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar dy pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak përcillen nëntë pacientë dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme.

të fundit

Meksika triumfon 2-0 ndaj Ekuadorit dhe kalon në 1/8 e finales të Kupës së Botës

Meksika ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultat 2-0 Ekuadori në…

25 minutes ago

Mohamed Salah i rikthehet stërvitjes me Egjiptin, shtohen gjasat për ndeshjen ndaj Australisë

Kapiteni i Egjipti, Mohamed Salah, është rikthyer në stërvitje të martën, duke marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore…

37 minutes ago

Tuchel bën të ditur se James dhe Quansah mungojnë ndaj RD e Kongos

Trajneri i Anglia, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësit Reece James dhe Jarell Quansah nuk do të jenë të gatshëm…

2 hours ago

Stuhiya në Mexico City vonon për një orë duelin Meksikë – Ekuador në “Azteca”

Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…

3 hours ago

Mbappe vendos rekorde të reja në Kupën e Botës, francezi lë pas edhe emra legjendarë

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë dhe…

4 hours ago

Meksika dhe Ekuadori luajnë sonte për një vend në 1/8 e finales, publikohen formacionet zyrtare

Meksika dhe Ekuadori përballen sonte në një duel vendimtar të fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026, me…

4 hours ago