Categories: Uncategorized

Filipçe: Janari do të jetë muaji më kritik me Covid-19 (VIDEO)

Me më shumë testime për Covid-19, por me teste, rezultatet e të cilave që do të jenë gati për 15 minuta, Ministria e Shëndetësisë po planifikon ta avancojë strategjinë e saj për testim.

“Muajt e fundit, në treg janë të qasshme teste të shpejta për zbulim të virusit (jo të antitrupave). Ato janë të shpejta dhe e detektojnë për 10-15 minuta pa pasur nevojë të shkohet në laborator, respektivisht pa aparat të laboratorit. Domethënë do të duhet vetëm mostër dhe një plakë të vogël. Së shpejti do ta nisim furnizimin. Ato teste, fillimisht do të shpërndahen nëpër spitale, kurse në bashkëpunim me Qendrat për Shëndet Publik, do të shpërndahen edhe në vendkalimet kufitare”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Kjo do të mundësojë që të testohen pacientët që vijnë në klinikë si raste urgjente. Përveç në spitalet, teste të shpejta do të ketë edhe në vendkalimet kufitare. Kryeministri Zoran Zaev, tha se Qeveria dhe institucionet kompetente janë të përkushtuara në masat për mbrojtje personale, përmes të cilave do të parandalohet përhapja e Kovid-19, e me këtë edhe nevoja për karantinë dhe masa të tjera më rigoroze.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm. Qytetarët e dinë se gjithçka në të ardhmen do të varet nga numri i të infektuarve dhe numri i të vdekurve. Sa do të zgjasë pandemia varet nga përgjegjësia jonë personale. Sa më shumë të mbajmë maska, të bëjmë dezinfektim, të mbajmë distancë. Nuk është e patjetërsueshme që çdo herë të takohemi me dikë, disa punë mund t’i kryejmë edhe përmes telefonit”, tha Zoran Zaev – Kryeministër i RMV-së.

Duke i analizuar numrat e javës së fundit, erdhëm në konkluzion se numri i rasteve pozitive në raport me testet e bëra, sërish është në rritje. Ministri Filipçe paralajmëron se muaji janar do të ketë më kritik.

“Ne konsiderojmë se periudha më e rrezikshme do të jetë diku në muajin janar. E dimensionojmë dhe e planifikojmë kapacitetin në spitalet, sistemin e rotacionit dhe të vaksinimit. Do të mbetet rekomandimi për maskat. E ndjekim situatën dhe do të marrim vendim”, theksoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dje njoftoi se planifikon të lëshojnë në përdorim 120 milionë teste të shpejta nga dy kompani në shtetet me ekonomi të vogla apo të mesme. Testet do të kushtonin më pak se pesë dollarë. Maqedonia vazhdon të jetë në vendin e parë nga të gjitha vendet e Ballkanit në listën e zezë për viktimat nga Kovid-19. Bi-Bi-Si, (BBC) publikon raport të detajuar për rastet pozitive dhe rastet vdekjeje nga koronavirusi në botë. Sipas tij, Maqedonia ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë në 100.000 banorë si pasojë e virusit.

Maqedonia shënon 34.7 raste vdekjeje në 100.000 banorë, Kosova 26.4, Mali i Zi 25.2, Bosnja dhe Hercegovina 24.7, Rumania 24, Shqipëria 13, Bullgaria 11.2, Serbia 10.7, Sllovenia 7.0, Kroacia 6.5, dhe Greqia 3.6. /TV21/

të fundit

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

5 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

25 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

56 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

2 hours ago