Arjen Roben i është rikthyer pas një viti pushim përsëri futbollit të luajtur.
Holandezi u largua në verën e vitit 2019 nga Bayern Munchen dhe qëndroi një vit jashtë fushave të lojës, para se të vendoste se ndjente ende dëshirën për të qenë protagonist në fushën e lojës.
None found
Ndaj ai u kthye te Groningen, klubi ku kishte hedhur hapat e parë si futbollist, për të dhënë kontributin e tij.
Sot duhej të ishte dita e shkëlqimit të mesfushorit, pasi në javën e parë në Eredivisie luante në një ndeshje vërtetë për t’u shënuar, pasi kthehej në sfidën ndaj skuadrës që i dha famë, PSV Eindhoven.
Por ndeshja e tij zgjati vetëm 29 minuta, pasi Roben u detyrua të linte fushën si pasojë e një dëmtimi muskulor, një nga të shumtët që bënë që gjatë karrierës të merrte nofkën “njeriu prej qelqi” dhe nuk e lejuan që të shprehte në maksimum potencialin e tij, duke e kthyer shpesh në spektator për muaj të tërë.
Roben u largua i zhgënjyer nga fusha e lojës, në një kthim në futbollin holandez pas 16 vitesh që ai e kishte imagjinuar krejtësisht ndryshe e tani mbetet të mësohet se sa kohë do të qëndrojë si spektator.
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kosova vazhdon të përballet me një ngërç politik dhe institucional, duke e bërë formimin e…
Flakët masive kanë mbërthyer këtë herë pyllin e njohur të Fontainebleau, që shtrihet në juglindje të kryeqytetit francez, teksa vala…
Egli Tako vjen në një nga rrëfimet më personale në “Grida Duma Podcast”, ku flet për dashurinë, miqësinë, marrëdhëniet, jetën…
Forcat amerikane kanë ekzekutuar një seri të re goditjesh ajrore brenda territorit iranian, duke shënjestruar dhjetëra pozicione ushtarake në pjesë…
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar një seri projektrezolutash për…
Irani ka ndërmarrë një seri të re sulmesh duke përdorur raketa dhe mjete ajrore pa pilot kundër pozicioneve ushtarake amerikane…