Categories: Uncategorized

E quajti gënjeshtare, Loredana i kthehet Mozzik në mënyrën që s’do t’i pëlqejnë aspak! (VIDEO)

Ditën e djeshme Mozzik u shpreh i revoltuar pas intervistës së Loredana Zefit, e cila foli për arsyet e ndarjes së tyre.

Reperja u shpreh se ndarja me Mozzik nuk ka qenë e planifikuar, madje tha se as vetë nuk di sesi shkuan gjërat deri aty. Loredana sqaroi se ndarja nuk u bë për marketing ashtu siç shumica e njerëzve dyshonin, dhe pranoi se të dy ishin shumë të stresuar:

Të lidhura

None found

“Nuk është për të bërë hajgare, nuk bëjmë makreting për shkak të çikës, as unë as Mozzik s’kemi nevojë që të bëjmë ndarje për tu përfolur. Pse ka ndodh s’mund të të tregoj saktë, por nuk e di. Është shumë e vështirë të tregoj përse, sepse nuk ka ndodhur aq shumë, nuk kemi pasur arsye me u nda, por kemi qenë të dy shumë të stresuar. Shumica mendojnë se është nice të bësh të njëjtën punë, të punosh non stop bashkë, e të kacafytesh, por 80 për qind e kemi kaluar mirë bashkë”, u shpreh Loredana.

“Kam për ta respektuar më së shumti dhe çika ime i ngjan Mozzik, cikën e dua më shumë se çdo tjetër në botë, e kam prej tij”, vijon ajo.

Por sipas Mozzik, kjo nuk ka qenë arsyeja e ndarjes mes tyre. Reperi la të kuptohet në një reagim në Instastory, se po të mos ishte për Loredanën dhe punën e saj, famën, muzikën, ata do të ishin ende bashkë.

“Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë”, u shpreh reperi.

Ndërkohë Loredana nuk e ka lënë me kaq! Ajo ka publikuar një fjalim të Oprah Winfrey që u referohet atyre njerëzve që nuk gëzohen nga triumfet e tua.

“Njerëzit nuk të pëlqejnë gjithmonë, ata nuk janë të lumtur për ty. Dhe nëse e rrethon veten me njerëz që nuk janë mësuar me suksesin tënd, ata frikësohen, sepse reflekton ndaj tyre diçka që nuk e njohin. Njerëzit që duan më të mirën për ty, duan që ti të bësh më të mirën”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e saj.

Me sa duket Mozzik futet te këta njerëz, sipas Loredanës.

E quajti gwnjeshtare, Loredana

të fundit

Armir Boriçi shkëlqen ndaj Vorës: “Rregulli i ri më ka ndihmuar shumë, e ndiej fanellën

Armir Boriçi Armir Boriçi ishte më i miri në fushë, në sfidën që Elbasani barazoi 1-1 me Vorën, në kuadër…

8 minutes ago

Shaban Baholli rrëfen si u themelua shkolla e futbollit e “2 Korrikut” dhe kushtin e Bylbyl Sokolit

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut,…

9 minutes ago

Blerina Matraku për Adi Hilën: E besova plotësisht dhe nuk e dija që në shtëpi kishte kamera

Këngëtarja Blerina Matraku ka deklaruar në [...]Read More...

11 minutes ago

Pas largimit nga mazhoranca dhe bashkimit me protestën, ambasadori amerikan Eric Wendt takon deputeten e pavarur Marjana Koçeku

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me deputeten e pavarur të…

15 minutes ago

Abrashi responds to Dačić after statement about Serbian flag in Prizren

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”, deklaratë kjo…

16 minutes ago

Zlatan Elek appears in debate in Serbia, denies serving as a member of the Kosovo Assembly

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, të premten në mbrëmje mori…

16 minutes ago