showbiz

Loredana: Unë dhe Mozzik nuk kemi asnjë kontakt

Loredana Zefi (26-vjeçare) nuk mundi as me dhe as pa ish-të dashurin e saj, nis artikulli i revistës zvicerane “Switzerland Times”.

Ajo ka qenë dy herë me artistin dhe producentin shqiptar Mozzik (26-vjeçar) dhe të dy tashmë janë ndarë. Gushtin e kaluar, reperja njoftoi se ata sërish u ndanë.

Të lidhura

None found

“Mozz dhe unë do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të mirë”, tha në atë kohë. Këngëtarja ka theksuar vazhdimisht se do të jenë bashkë për vajzën e tyre Hana (trevjeçare).

Siç tha në pyetje-përgjigje me fansat e saj në Instagram, Loredana nuk ka më asgjë me babanë e vajzës së saj.

Në një intervistë për “Blu”, ajo tashmë e ka saktësuar këtë.

“Shumë mendojnë se ai nuk ka kontakt as me vajzën. Por ai në fakt ka”, thotë artistja nga Lucerni. “Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset edhe për të voglën time kur unë nuk jam aty. Për të, ish-i i saj duket se është histori”.

“Ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, theksoi biondja.

Fakti që duhej të vinte deri këtu nuk ishte për shkak të Loredanës, por të Mozzik.

“Unë jam një person i lehtë dhe nuk pata asnjë problem kur më thirri”. Ajo u përgjigjej gjithmonë thirrjeve të tij dhe tashmë kishte përfunduar gjithçka. “Por ishte pak më e vështirë për të”.

Fansat vazhdojnë të pyesin për statusin e marrëdhënies së gruas së famshme të Zvicrës.

Ata tashmë donin të dinin nga ajo në Instagram nëse momentalisht është beqare. Këngëtarja u përgjigj me “Po, jo”.

Së fundmi këngëtarja ka pozuar krah për krah me futbollistin Edon Zhegrova (23-vjeçar). Por të dy janë thjesht miq.

Megjithatë, ndoshta diçka po ndodh me reperin dhe producentin Reezy: Të dy thuhet se po punojnë për albumin e Loredanës dhe po kalojnë shumë kohë së bashku. /Telegrafi/

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

19 minutes ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

19 minutes ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

28 minutes ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

1 hour ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

2 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

2 hours ago