Olsi Bylyku, aktori i njohur i humorit prej disa muajsh tashmë ka dalë publikisht hapur rreth jetës së tij private duke na prezantuar me të dashurën e tij, të quajtur Egli Tako. Ai vendosi ta bënte publike lidhjen gjatë premierës së filmit “Dy Gisht Mjaltë” duke u shfaqur dorë për dore me partneren e tij dhe që prej asaj dite nuk ka nguruar të ndajë shpeshherë me ndjekësit momente private me të.
I ftuar në emisionin “Pop Culture”, aktori ka zbuluar se tashmë ka nisur bashkëjetesën me Eglin.
None found
“Ne po bashkëjetojmë duke qenë se unë jam ende në punë dhe për të mos rrezikuar familjarët kemi vendosur të qëndrojmë bashkë këtë periudhë. Ka ndodhur diçka shumë interesante, ne nuk jemi zënë asnjëherë, madje lidhja jonë është fuqizuar”- tha Olsi.
Kur u pyet në lidhje me dasmën, aktori i talentuar u përgjigj kështu:
“Nuk është se kemi vendosur një datë fikse por shpresojmë që kur të dalim nga karantinimi mos jemi gropë nga lekët dhe pastaj vijnë të tjerat”.
Ysni IsmailiYsni Ismaili u konsiderua prurja e re e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e nëntorit, atë me Finlandën dhe…
Blackpool ka shkarkuar trajnerin Ian Evatt në ditëlindjen e tij të 45-të, vetëm disa orë pasi e uruan atë në…
Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një biznesmeni, duke u prezantuar…
Një takim i pazakontë mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit kinez Xi Jinping dhe atij rus Vladimir Putin është zhvilluar…
Gjatë një paraqitjeje televizive në rrjetet sociale, gazetari i njohur Elton Tozaj, ka zbardhur detaje rreth edicionit të ardhshëm të…
Situata e përmbytjeve në veri të Francës është përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë planin e emergjencës në dhjetëra…