Hollywoodi është tronditur nga një kthesë e papritur e ngjarjeve mes Johnny Depp dhe Amber Heard. Në maj të vitit 2016, Heard bëri kërkesë për divorc duke akuzuar Depp se e ka dhunuar atë gjatë martesës. Depp ngriti padi 50 milionë dollarë për shpife kur Heard tregoi se ishte viktimë e dhunës në familje.
Mirëpo “Daily Mail” ka shpërndarë së fundmi një audio ku dy aktorët diskutojnë një incident. Heard dëgjohet të thotë: “Më vjen keq që nuk të godita në fytyrë me një shuplakë të mirë, por unë të godita, nuk të grushtova. Nuk të lëndova, unë thjesht të rashë, nuk të grushtova”.
“Unë u largova mbrëmë. Sinqerisht, të betohem sepse thjesht nuk e përballoja dot idenë e dhunës fizike, e më shumë abuzimeve fizike ndaj njëri-tjetrit. Sepse nëse do ta kishim vazhduar, do të kishte marrë për keq. Dhe zemër ta thashë një herë. Unë jam i frikësuar për vdekje, ne jemi një skenë krimi tani”, dëgjohet të thotë Depp.
“Nuk mund te të premtoj se nuk do të bëhem më e dhunshme fizikisht. Ndonjëherë e humbas”, i thotë Heard.
Avokati i Depp, Adam Waldman konfirmoi se audio është një regjistrim i vërtetë i bërë në vitin 2015.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…