Categories: Uncategorized

Bora bllokon malësinë e Tetovës, ankohen banorët (VIDEO)

Reshjet e fundit të borës kanë lënë të bllokuar për më shumë se 30 orë banorët e fshatit Vicë të malësisë së Sharrit.

Edhe pse apelet e tyre kanë filluar që ditën e djeshme, megjithatë, ekskavatori për pastrimin e rrugës, ka arritur në orën 14 në fshatin e tyre.

Dhjetëra nxënës sot nuk kanë mundur të ndjekin procesin mësimor shkaku i rrugës së bllokuar, ndërsa as banorët e sëmurë e në dializë nuk kanë mundur të shkojnë në spital në Tetovë.

Banorët e Vicës, kanë bërë përpjekje që me mjete të improvizuara të pastrojnë rrugën me makinat e tyre, por ka qenë e pamundur.

“Kanë kaluar 35 orë që jemi të bllokuar, ka dikush njeri të sëmurë në fshat por nuk dalim dot se rruga zënë është. Ja sikur e shihni, nëpër fshat është mëkeq se kjo, ekskavatori tani ka ardhur, ja siç e shihni ora për momentin është dy tani erdh. Ne shkojmë në punë kemi nxënës raste sëmundjesh, 1200 banorë jemi këtu”.

“Prej dje në mëngjes. Hyni pak në mëngjes por kot, se u dasht të jetë aty 24 orë ndërsa ai bëri një kalim dhe nuk u pa më”.

“Kemi pritur prej mëngjesit që rruga të jetë e lirë por nuk kanë ardhur ta pastrojnë. Kemi bë kërkesa nuk kanë ardhur”.

Nga Komuna e Tetovës thonë se ekskavatori ka nisur punën për pastrimin e rrugës që në orën katër të mëngjesit, por gjatësia e rrugës nga Sellca në Vicë, ka pamundësuar depërtimin më herrët në këtë fshat.

Në gjendje gati se të njëjtë, rezultojnë edhe fshatrat Brodec, Veshallë dhe Bozovcë.

/ALSAT/

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago