Categories: Uncategorized

Auditori gjen shkelje të shumta në QKUK, ka drejtor njësish me vetëm 23 vjet (VIDEO)

Mijëra euro të destinuara për kujdestari janë paguar në QKUK për administratë. Një gjë e tillë është evidentuar në raportin e brendshëm të këtij institucioni.

Sipas auditorit, administrata e QKUK-së nuk kujdestaron dhe puna jashtë orarit kalkulohet ndryshe e jo me kujdestari. Ky raport ka gjetur shumë parregullsi.

Të lidhura

None found

Në mesin e tyre ka identifikuar probleme në administratën e spitaleve publike.

Persona në moshë shumë të re janë emëruar në pozita udhëheqëse, njëra 23-vjeçare e tjetra 26. Një gjë të tillë auditori i brendshëm e ka vlerësuar të jashtëligjshme, raporton KOHA.

Në ShSKUK në vitin 2018 janë “shpikur” pozita të cilat nuk janë në organogram.

Menaxhmeti i ShSKUK-së ka avancuar stafin mjekësor përtej kompetencave profesionale.

Raporti ka përmendur një kirurg, i cili është shef njësie në një klinikë tjetër e një kryeinfermiere pa ushtruar asnjë ditë detyrat dhe obligimet e saj në atë njësi.

Një nga çështjet që është me së shumti e theksuar në këtë raport është pagesa e produkteve. Në 11 lëndë të testuara nga auditori, njësia kërkuese fare nuk kishte interes për ato blerje, në më shumë se 65 për qind të rasteve, fatura është pranuar para se mjetet të zotoheshin, dhe në 97 për qind të rasteve nuk kishte fare urdhër-blerje.

Auditori i brendshëm ka identifikuar shumë probleme tek përdorimi i veturave zyrtare në këtë institucion.

Konkluzioni i këtij raporti është se nuk mund ta sigurojnë menaxhmentin sa i përket menaxhimit të veturave.

Në këtë pikë auditori ka gjetur disa probleme, siç janë: shfrytëzimi i veturave jashtë orarit të punës pa autorizim, mosaplikimi i kërkesës për përdorim të automjetit, si dhe mungesa e formularëve të fletudhëtimit.

KOHA ka raportuar se në këtë raport janë evidentuar edhe shkelje të tjera e që lidhen me shuma të mëdha parash të shpenzuara në marketing, dyshime për pagesat e parkingut e numri i vogël i rasteve që paguajnë shërbime në QKUK.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

55 minutes ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

55 minutes ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

1 hour ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

1 hour ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

1 hour ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

1 hour ago