Categories: Uncategorized

25 vite e martuar në Tetovë, shtetasja nga Tirana e divorcuar mbetet në fatin e jetës (VIDEO)

Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti në Tetovë, Flutura Stafa prej një viti jeton e vetme në një garsoniere në Tiranë. Banesë të cilën nuk e ka më të sigurt pasi nuk mundet ta paguajë. Pas 25 vitesh e martuar dhe sot me jetesë të pasigurt në vend tjetër, ajo ndan në një rrëfim emocional, historinë e jetës së saj dhe kushtet pa shpresë në të cilat ndodhet sot.

“Si kafshë kam punuar dhe kur erdhi puna, më bënë një hile të madhe dhe kur më nxorrën atë ditë më nxorrën sikur të isha një kriminele dhe jo e familjes së tyre”, tha Flutura.

Të lidhura

None found

51-vjeçarja tregon se për shkak të problemeve shëndetësore ajo nuk ka mundësi të punojë, për këtë arsye ka përfituar një kemp. Mirëpo, ndihma që merr nuk i del për pagesën e qirasë, ndërkohë që pronari e ka paralajmëruar se nëse nuk bën pagesën do të duhet të dalë jashtë.

“Mezi fitova një kemp prej 106 mijë lekë, unë qiranë e kam 140. Pronari kërkon qiranë unë nuk kam ta paguaj”, tha ajo.

Sipas euronews.al, ajo përshkruan vuajtjen e përjetuar gjatë këtyre viteve të jetës dhe se si ka qenë viktimë e dhunës së vazhdueshme në familje.

“Vetëm vuajtje, vetëm duke qarë, sa nuk shoh edhe nga sytë duke qarë, sepse ashtu familje ishin ato. Më ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht edhe rashë në një stres të madh pasi u divorcova”, shton ajo.

Deri më sot e mbetur fillikat pasi prindërit i kanë ndërruar jetë, ajo tregon se ka jetuar vetëm më ndihma.

“Kam lypur nëpër të gjitha institucionet edhe ato më kanë ndihmuar nga pak, vetëm me ndihma kam jetuar, me asgjë tjetër dhe kur ishte koha e epidemisë, mbeta dy muaj e izoluar këtu në këtë shtëpi, nuk trokiti asnjë të më thotë a ke të hash, a ke të pish, me çfarë rron”? – shton ajo.

Teksa gjendemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, Flutura thotë se po agjëron, mirëpo vaktet e saj vështirë se e ngopin.

“Kur ngrihem në orën 3 vetëm bukë e vaj e kripë ha vetëm të agjëroj, në darkë ziej një tenxhere me makarona”, thotë Flutura.

Duke iu drejtuar institucioneve dhe çdokujt tjetër që ka mundësi, 51-vjeçarja kërkon ndihmë.

“I lutem zotit Kryeministër me mish e me shpirt le ta vërë një dorë në zemrën e vet si nënën e vet, si motrën e vet, të ma japi një dhomë sociale, nuk dua gjë tjetër, të paktën një ditë të rroj e të vdes në një shtëpi”, tha ajo.

Flutura ende shpreson se dikush do e ndihmojë për të dalë nga situata e dëshpëruar ku ndodhet.

/EuroNews.al/

të fundit

Halilaj kritikon kërkesat ndaj Gërvallës pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Prokurorët dhe gjyqtarët i trashëguam nga “klani Pronto

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke kritikuar kërkesat për llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj ministres…

43 seconds ago

From likes to taxes, the government is preparing a new tax scheme for influencers

Të ardhurat e siguruara përmes rrjeteve sociale pritet të jenë në fokus të një nisme të re fiskale të qeverisë…

19 minutes ago

Currency exchange/How much the dollar and euro are bought and sold for, and what is happening with other currencies

Këtë të premte, një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.1 lekë. Euro, blihet me 90.6…

19 minutes ago

Weather forecast for October 30, 2026: Clear spells, clouds and rain

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash,…

20 minutes ago

Horoscope for October 30, 2026: Discover what the stars predict for each sign

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni me te plotësuar se kurrë…

20 minutes ago

Gërvalla and Sveçla to report today on the Arlinda Zekaj case as protest takes place outside government building

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot një konferencë të…

22 minutes ago