Categories: Uncategorized

I nxorrën blindat në rrugë, Xhaçka tregon kur do e përdorë Ushtria forcën (VIDEO)

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka inspektuar nga afër punën e Forcave të Armatosura, që kanë zbritur sot në terren për të parë nëse qytetarët respektojnë masat e qeverisë kundër COVID-19.

Në një intervistë për Neës24 nga terreni, ministrja tha se Ushtria dhe policia do të përdorin të gjithë autoritetin, në momentin që qytetarët nuk zbatojnë urdhrat e qeverisë.

Të lidhura

None found

“Duke qenë se jemi në situatë të jashtëzakonshme, jemi të mobilizuar me të gjithë forcat tona. Jemi në terren në disa frone, për të ndihmuar policinë, por edhe për të bërë kontrolle. Të gjitha forcat e ushtrisë dhe policisë janë të mobolizuara për t’u siguruar që masat po respektohen, sepse kjo është gjëja e duhur në çdo luftë. Në çdo luftë luftohet për të garantuar të drejtën e jetës dhe gjithë të drejtat e tjera që duhet të gëzojmë për të shijuar jetën. Është një situatë e paprecedentë. Ushtria është e angazhuar në gjithë Shqipërinë, duke u përfshirë në një operacion humanitar të shpërndarjes së ndihmave. Sot ishim pranë familjeve që po vuajnë Akoma pasojat e tërmetit. Qytetarët duhet të respektojnë masat e marra, të qëndrojnë në shtëpi, të respektojnë distancën, të marrin të gjitha masat mbrojtëse, sepse vetëm kështu mund të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të të tjerëve”, tha Xhaçka.

E pyetur nëse ka leje ushtria për të përdorur forcën, ajo deklaroi se sigurisht që do reagojnë, sepse bëhet fjalë për sigurinë dhe për jetën e shumë qytetarëve të këtij vendi.

“Nga tani e tutje do të marrim të gjitha masat për t’u siguruar që të gjithë i respektojnë masat. Ushtria, sa i takon, do bëjë gjithçka për t’u siguruar që masat zbatohen”, tha Xhaçka.

Pyetjes se kur do të përdoret uji me presion dhe gazi lotsjellës, ajo deklaroi se janë marrë disa masa, që pas orës 13:00 asnjë qytetar nuk duhet të jetë në rrugë.

“Ka disa gjoba, sanksione, dhe patjetër për ata që nuk i respektojnë do të tregohet gjithë autoriteti i policisë dhe ushtrisë. Do të sigurojmë të drejtën për të jetuar të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë”, sqaroi ministrja e Mbrojtjes.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

53 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago