Categories: Uncategorized

Vetëvaret në burg Astrit Pukameta, para disa ditësh terrorizoi Kavajën dhe plagosi dy persona

Një i burgosur në Peqin ka varur veten në qeli. Ai është dërguar për mjekim, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Mësohet se viktima është Astrit Pukameta, i arrestuar me para disa ditësh për veprat penale “plagosje e rëndë me dashje”, “Kanosje”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se Policia e Kavajës vuri në pranga 45 vjecarin Astrit Pukameka më 16 janar. Në rrugën dytësore, në afërsi të mbikalimit, shtetasi Astrit Pukameta është konfliktuar me shtetasit V. K. dhe I. M. dhe i ka spërkatur me naftë, duke tentuar t’i djegë.

Pas konfliktit me këta të dy, ka vajtur në një dyqan ku është konfliktuar dhe me shitësin e dyqanit, shtetasin Bardhyl Petja, dhe e ka plagosur me thikë.

Në afërsi të dyqanit, nën kërcënimin e thikës, ka marrë peng shtetasin Arjan Shau bashkë me makinën e tij, dhe është larguar në drejtim të Rrogozhinës.

Në fshatin Lekaj, shtetasi Arjan Shau, ka tentuar të devijojë makinën, dhe është futur në parkimin e një karburanti, dhe shtetasi Astrit Pukameka e ka plagosur me thikë.

Pasi kanë dalë nga makina, është afruar te vendqëndrimi i punonjësit të karburantit, i ka marrë shumën e xhiros ditore, dhe në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka kërcënuar se do digjte karburantin./albeu.com

të fundit

“Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e Ramës”- New York Times: Përshkallëzohen protestat në Tiranë! Zemërimi për arsimin dhe korrupsionin vë në vështirësi kryeministrin shqiptar

Protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar këtë javë, duke e çuar Tiranën në një situatë të tensionuar. Mijëra studentë dhe protestues…

37 seconds ago

Gjimnazistët bojkotojnë mësimin, protesta shtrihet në Lezhë, Fier dhe Kamëz

Protestës së të rinjve i janë bashkuar edhe nxënës në Lezhë, ku një grup gjimnazistësh, kryesisht nga shkolla “Hydajet Lezha”,…

3 minutes ago

Saranda Imeri: The jurisprudence exam will be held entirely in Albanian

Provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet një takim mes…

14 minutes ago

Dy përforcime që mund ta ndihmojnë Atletico Madridin të luftojë për të gjithë trofetë këtë sezon

Atletico Madridi do të përballet me afatin kalimtar të dimrit me detyrimin për të nënshkruar një mesfushor qendror dhe një…

14 minutes ago

J.D. Vance on allegations against Guilfoyle: Selling access to the White House must have consequences

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, e cilësoi si “të neveritshme” dhe “të përçmueshme” shitjen e aksesit te zyrtarët…

15 minutes ago

Student revolt, BIRN: Police lost control of the territory and showed a lack of professionalism

Ekspertë të sigurisë dhe ish-drejtues të lartë të policisë vlerësojnë se Policia e Shtetit reagoi në mënyrë kontradiktore ndaj revoltës…

15 minutes ago