Autori i dyshuar i grabitjes së argjendarisë në Elbasan është identifikuar si Astrit Thaçi.
I maskuar dhe me armë, ai grabiti një sasi të konsiderueshme florish dhe mori disa para nga argjendaria në lagjen “Aqif Pasha”.
None found
Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që u përdor për kërcënim.
Bazuar tek identiteti i dyshuar deri tani, Astrit Thaçi ka një të shkuar kriminale dhe dyshohet të jetë autor i dy grabitjeve të ndodhura brenda tre ditësh në qytetin e Durrësit.
Mbrëmjen e 10 shkurtit, Thaçi kreu një grabitje në lagjen nr.13 ku mbeti i plagosur me armë 42-vjeçari Rexhep Tereziu.
Në tentativë për të vjedhur në banesën e Tereziut, e plagosi në këmbë me armë zjarri dhe u largua me shpejtësi, duke i shpëtuar efektivëve të policisë. Policia e Durrësit ka dyshime të forta se 27-vjeçari Thaçi, i dënuar për vjedhje më parë edhe në Itali e Shqipëri është edhe autor i grabitjes së pikës së kredive.
Astrit Thaçi, 27 vjeç rezulton me precedent penal edhe në fushën e narkotikëve.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të hënën Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030, dokumentin që përcakton vizionin, objektivat…
Shqipëria konsiderohet një nga dy vendet pararojë të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian, por përshpejtimi i negociatave me…
Italia po përballet këtë të premte, 13 nëntor, me një grevë 24-orëshe të transportit publik në Milano dhe Venecia, e…
Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.…
Vinicius, sulmuesi brazilian i Real Madridit, është ndër objektivat që Manchester United po i përcjell për afatin kalimtar të janarit.…
Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë kontrollit të tij nga oficerët e policisë…