Categories: techUncategorized

umlaut vlerëson Vodafone Albania rrjeti më i mirë fiks në Shqipëri

Pas 4 viteve rresht cilësuar si rrjeti më i mirë celular në vend, Vodafone merr për herë të parë çertifikimin edhe për cilësinë e rrjetit fiks. Një prej kompanive lider ndërkombëtarë në testimin e cilësisë së infrastrukturave dixhitale, umlaut, publikoi rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri për rrjetin fiks, ku rezulton se Vodafone Albania ka marrë pikët më të larta për gjithë treguesit e performancës së rrjetit fiks.

Në një ceremoni të zhvilluar online, Drejtori i Përgjithshëm për Telekomunikacionin në umlaut, Hakan Ekmen, i dorëzoi virtualisht çmimin Vodafone dhe përgëzoi kompaninë për arritjen e këtyre rezultateve në testim!.

Të lidhura

None found

Drejtori i Përgjithshëm për Telekomunikacionin në umlaut tha:

“E përgëzojmë Vodafone dhe skuadrën për ofrimin e eksperienës më të mirë të rrjetit fiks në Shqipëri. Kjo arritje merr akoma më shumë vlerë në kohë të vështira si të pandemisë Covid-19, ku nevoja për një internet te mirë janë domosdoshmëri për të përballuar sfidat si puna apo edukimi në distancë”

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh:
“Jemi shumë krenar për këte arritje. Edhe pse operojmë për një kohë të shkurtër në tregun fiks, angazhimi dhe investimet tona për zhvillimin e infrastrukturës fikse kanë dhënë rezultat. Tashmë i ofrojmë klientëve tanë rrjetin më të mirë celular dhe fiks kudo në Shqipëri. Kjo na afron akoma më shumë me aspiratën tonë për të realizuar shoqërinë dixhitale në Shqiperi.. Zhvillimi i infrastrukturës fikse është nje domosdoshmëri për një të ardhme më të mirë. Investimet tona do vijojnë dhe premtojmë të sjellim risi në treg falë prezantimit të teknologjive të reja dhe shërbimeve dixhitale që pozicionojnë Vodafone si partner i zhvillimit”.

umlaut ka analizuar cilësinë e internetit fiks në Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve në nivel kombëtar. Bazuar në testimet e kryera, Vodafone Albania arriti 709 pikë nga 1000 për sa i përket performancës së rrjetit fiks në total, rezultate që theksojnë edhe një herë standardin e lartë në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Vodafone në Shqipëri.

Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse e zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Kjo arritje në testet e performancës së rrjetit është rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira celulare dhe fiks në treg për klientët.

Për më shumë informacion vizitoni: https://www.umlaut.com/en/benchmarking/albania

të fundit

Tragjedia në Demiraj të Gjilanit, nesër u jepet lamtumira 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe

Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë…

3 minutes ago

Oracle planifikon financim prej 20 miliardë dollarësh për zgjerimin në AI, aksionet humbin rreth 4.5%

Gjiganti amerikan i softuerëve dhe kompjuterizimit në cloud, Oracle, paraqiti të hënën planet për të mbledhur 20 miliardë dollarë përmes…

12 minutes ago

Këshillat e chatbot-eve për shëndetin mendor shqetësojnë psikologët: Rrezik nga informacionet e dëmshme

Psikologët kanë ngritur shqetësime lidhur me chatbot-et e parregulluara të inteligjencës artificiale (IA), të cilat u ofrojnë informacione “të pakualifikuara…

13 minutes ago

Gjermania vë në provë rrjetin kuantik për mbrojtjen e shkëmbimit të të dhënave të ndjeshme

Qeveria gjermane dhe disa shtete federale nisën të mërkurën një rrjet testimi për komunikimin kuantik, me qëllim përmirësimin e sigurisë…

13 minutes ago

Foshnja iu besua Adonis Demirit para vrasjes, Zymberi shpjegon procedurën e ndjekur nga QPS-ja

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi, ka deklaruar se institucioni që ai drejton e kishte trajtuar…

14 minutes ago

Balliu për letrën e Veliajt: Rama kontrollon SPAK-un dhe përcakton kush burgoset e kush qëndron jashtë

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një statusi publik ka reaguar lidhur me letrën e Erion Veliajt nga burgu, duke…

19 minutes ago