Umlaut, një prej kompanive ndërkombëtare, lider në testimin e cilësisë së infrastrukturave digjitale, ka publikuar rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri, për rrjetin celular dhe fiks. Bazuar në këto testime, Vodafone Albania rezulton të ketë marrë pikët më të larta për të gjithë treguesit e performancës së rrjeteve në Shqipëri.
Certifikimi i Vodafone Albania si rrjeti më i mirë celular në vend vjen për të pestin vit radhazi, ndërsa vlerësohet edhe për rrjetin fiks për të dytin vit.
None found
Për drejtoreshën e përgjithshme të Vodafone Albania, Katia Stathaki, ky certifikim është tregues i qartë se Vodafone Albania vazhdon të jetë zgjedhja nr. 1 e klientëve në Shqipëri.
“Jemi shumë krenarë për këtë arritje e certifikim nga kompania Umlaut, reputacioni dhe standardet e larta të të cilit njihen në të gjithë botën. Këto çmime janë më shumë se thjesht një certifikatë. Për ne si Vodafone, ato dëshmojnë edhe një herë tjetër se Vodafone Albania është zgjedhja nr.1 e klientëve shqiptarë. E megjithatë, fakti që jemi më të mirët nuk duhet të na mjaftojë. Do të vazhdojmë të zhvillohemi, me më shumë investime në teknologji dhe infrastrukturë. Do të vijojmë të jemi gjithnjë e më të angazhuar e të përkushtuar për t’i ofruar komunikimin e dëshiruar çdo klienti që ka besuar tek Vodafone”, u shpreh znj. Stathaki.
Umlaut ka analizuar cilësinë e rrjetit celular në Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve në nivel kombëtar. Bazuar në testimet e kryera, rezultatet e Vodafone Albania theksojnë edhe një herë standardin e lartë në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga kjo kompani në Shqipëri.
Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë pionier në sjelljen e teknologjive të reja në treg, 3G, 4G dhe së shpejti, edhe 5G. Kjo arritje në testet e performancës së rrjetit është rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë, për të garantuar cilësinë dhe shërbimin më të mirë celular dhe fiks në tregun shqiptar.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka theksuar nevojën për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor…
Alta Banka – Beograd është aksionare, është institucioni të cilit i kemi dhënë leje për hyrje, kështu u përgjigj Guvernatori…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka vlerësuar se mobilizimi i jashtëzakonshëm i mërgatës dhe bashkimi i…
Indrit Tuci Qendërsulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, po zhvillon sezon pozitiv te NK Olimpija në elitën e futbollit slloven, 4 gola…
Postimi i Arbër Hajdarit Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse…
Harry Kane ka arritur majën e futbollit individual duke fituar Topin e Artë 2026, por sulmuesi anglez e ka bërë…