Gjin Gjoni do të jetë kryetar i degës së PD-së së Rithemelimit në Lezhë, duke fituar me një rezultat të thellë ndaj dy kandidatëve përballë tij.
Gjoni siguroi 604 vota kundrejt kandidatëve, Albert Rrusti i cili mori 312 vota dhe Paulin Marku 131.
None found
Pas fitores, në një prononcim për mediat, ai falënderoi qytetarët e Lezhës që e votëbesuan, ndërsa tha se situata në PD është shumë kritike, por dega e Lezhës i ka objektivat e qarta.
Ndër të tjera ish-gjyqtari u shpreh se do të fillojnë me riorganizimin e PD-së së Leshës dhe përgatitjen për fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
“Në radhë të parë doja të falënderoja dy kolegët e mi për garën dinjitoze. Populli i Lezhës arriti të më votëbesojë mua, është përgjegjësi shumë e madhe.
Patjetër që situata politike në të cilën ndodhemi është jashtëzakonisht shumë kritike, por Partia Demokratike Lezhës ka objektiva të qarta.
Të bashkuar, siç jemi sot, do të fillojmë me riorganizimin e partisë dhe përgatitjen për fushatën elektorale të 2025”, tha Gjoni.
Gianluigi Buffon beson se Harry Kane e meritonte të fitonte Topin e Artë 2026 , megjithëse ai mendon se Kylian…
Dy javë pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme…
Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bllokuan gjithsej 178 kg, përkatësisht 120 kg suxhuk “Kalorik” dhe 58 kg…
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në seancën e sotme të Komisionit të Financave dhe Buxhetit, ku u diskutua Propozimi i…
Kombëtarja e Kosovës sot pati një mysafir të veçantë në stërvitjen zyrtare, në prag të ndeshjes kundër Izraelit. Lutfi Dalipi,…
Zhvillimet aktuale politike në vend ishte temë e diskutimit të sotëm ndërmjet presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të Ngarkuarës me Punë…