Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bllokuar 178 kg suxhuk: 120 kg suxhuk “Kalorik” dhe 58 kg suxhuk shtëpiak. Agjencia ka urdhëruar gjithashtu ndalimin e prodhimit të suxhukut dhe tërheqjen e produkteve nga pikat e shpërndarjes.
Gjatë kontrolleve zyrtare për sigurinë, cilësinë dhe autenticitetin e ushqimeve, AUV zbuloi ADN pule në produktin “Suxhuk shtëpiak” të prodhuesit BUQUKU SH.P.K. nga Peja. Në deklaracionin e këtij produkti janë shënuar vetëm mish dhe yndyrë lope.
None found
Mostrën e morën inspektorët e AUV-së dhe e dërguan për analizë në laboratorin Alimenti -Omnilab në Bullgari. Rezultatet konfirmuan praninë e ADN-së së gjedhit dhe të pulës. Sipas Agjencisë, kjo ngre dyshime se produkti përmban përbërës me origjinë nga pula që nuk janë deklaruar, përfshirë mundësinë e përdorimit të mishit të pulës të ndarë mekanikisht (MDM).
AUV sqaron se analiza vërteton praninë e ADN-së së pulës, por nuk përcakton llojin, sasinë apo burimin e materialit të përdorur. Verifikimet e mëtejshme pritet të tregojnë nëse është përdorur mish i ndarë mekanikisht apo përbërës të tjerë me origjinë nga pula.
Agjencia thekson se përdorimi i mundshëm i mishit të ndarë mekanikisht në produkte tradicionale, si suxhuku shtëpiak, kërkon vëmendje të veçantë për sigurinë ushqimore. Sipas saj, ky proces mund të ndryshojë strukturën e mishit dhe të shtojë ndjeshmërinë ndaj kontaminimit e shumimit të mikroorganizmave, veçanërisht kur nuk respektohen kushtet e higjienës, ruajtjes dhe përpunimit.
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në seancën e sotme të Komisionit të Financave dhe Buxhetit, ku u diskutua Propozimi i…
Kombëtarja e Kosovës sot pati një mysafir të veçantë në stërvitjen zyrtare, në prag të ndeshjes kundër Izraelit. Lutfi Dalipi,…
Zhvillimet aktuale politike në vend ishte temë e diskutimit të sotëm ndërmjet presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të Ngarkuarës me Punë…
Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka kundërshtuar paketën e re fiskale, duke deklaruar se pavarësisht uljes…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur Grupin Parlamentar të PD-së, ku në fokus të diskutimeve është reforma zgjedhore…
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se zgjedhjet në Bërvenicë nuk ndikojnë në marrëveshjen me koalicionin VLEN për pozicionet në degën ekzekutive.…