Categories: Uncategorized

U rrahën me grushta dhe shkopinj në një pikë kaburanti në Lezhë, arrestohen 3 persona

Policia ka arrestuar 3 personat e përfshirë në një sherr mes njëri-tjetrit një ditë më parë në një pikë karburanti në Lezhë.

Siaps policisë 33 vjeçari M.M baniues në Kosvë pasi ëhstë zënë verbalisht me N.S 61-vjeç dhe K.R 52-vjeç i ka goditur me grushta dhe ka tentuar t’i përplasë me makinë.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që edhe dy personat e tjerë kanë qëlluar me shkopinj dhe sende të forta 37-vjeçarin.

Mësohet se të arrestuarit janë Nikoll Sokoli, Kujtim Rusi dhe Migjen Mulaj.

Njoftimi:

Zbardhet dhe dokumentohet konflikti i ndodhur ditën e djeshme në ambientin e një karburanti, vihen në pranga 3 personat e përfshirë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :

– M. M. 37 vjeç, banues në Kosovë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone”.

– N. S. 61 vjeç dhe K. R. 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”.

Arrestimi i tyre u bë pasi në vijim të veprimeve të thelluara hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ka rezultuar se:

Rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, në ambientet e një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, shtetasi kosovar M. M. pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë N. S. dhe K. R. (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativa me automjet, shtetasi M. M. është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar.

Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin M. M. me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në spital për ndihmë mjekësore, ndodhet edhe shtetasi N. S. i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

të fundit

From Wedding Joy to Profound Sorrow, Arianit Çetaj Found Dead in Peja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e rapsodit të njohur Hasan Çetaj dhe opinionin në Pejë. Arianit Çetaj, 34…

5 hours ago

Nga gëzimi i dasmës te dhimbja e madhe, Arianit Çetaj gjendet i pajetë në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e rapsodit të njohur Hasan Çetaj dhe opinionin në Pejë. Arianit Çetaj, 34…

5 hours ago

Rodri refuzoi Real Madridin dhe zgjodhi Barcelonën, zbardhen tri arsyet e vendimit

Sipas gazetarit të AS, Jose Felix Diaz, Rodri zyrtarisht e ka informuar Real Madridin se ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës.Mesfushori…

6 hours ago

Fatal Accident in Germany Claims the Lives of Three Expatriates Returning from Kosovo

Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani,…

6 hours ago

Muçibaba Continues to Have the Longest Wait Times at Border Crossings

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit publikoi të dhënat më të reja. Pritjet më të gjata janë në Muçibabë, ku…

6 hours ago

Jet Ski Operator Fined 300,000 Lek for Entering Swimmers’ Area in Zvërnec

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me 300 mijë lekë…

6 hours ago