Të ardhurat e YouTube nga reklamat përgjatë 2019-s tejkaluan 1 miliardë dollarë në muaj. Shifrat i publikoi vetë kompania të hënën. Kjo është hera e parë që platforma bën të ditur sa fitimprurëse janë reklamat.
Edhe pse mund të duken si shumë para, investitorët ishin të pakënaqur dhe shitën aksionet e tyre të Alphabet, kompanisë mëmë të YouTube dhe Google, kur u njoftua se të ardhurat e tremujorit të kaluar ishin nën parashikimet e tyre. Vlera e aksioneve ra me 4%.
Sundar Pichai, CEO i Alphabet, pasi u ngrit në detyrë si pasojë e largimit të themeluesve Sergey Brin dhe Lary Page, premtoi më shumë transparencë.
Gjatë tremujorit të parë të Pichai në krye të Alphabet, ai zbuloi se në 2019-n, YouTube kishte të ardhura me vlerë 15.15 miliardë dollarë. Këto vlera nuk përfshijnë të ardhurat nga abonimet për YouTube TV, që llogariten në një tjetër segment.
Të ardhurat e përgjithshme u llogaritën në 46 miliardë dollarë, 94 milionë dollarë më pak nga ç’parashikuan analistët.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…